Engjëll Musai: Mirnjohje luftëtarit, Riza Cerova “Heroi i Popullit”:

420
Sigal

“Mblidhni mendjen se themelet e Shqipërisë do t’i vemë vet”

 Riza Cerova “Hero  i Popullit”, në kujtim tw 86-vjetorit të vrasjes. “Evropa nuk dëshiron të shohë një Shqipëri të lulëzuar në kufijtë etnikë të saj”

Riza Musa Cerova lindi në fshatin Cerovë më 28.01.1896 në një familje atdhetare. Fshati

Cerovë ka patur shumë luftëtarë dhe të mërguar jashtë shtetit. I ati, Musaj, kishte dy djem: Aliun dhe Rizain. Ai ndodhej në mërgim në Slanik të Greqisë, bashkë me kushëririn Kasemin. Aliu dhe Rizai në moshë të vogël shkuan në Selanik te i ati i tyre dhe vazhduan shkollën e Dospotit. Rizai mbas mbarimit të klasës së katërt shkon në Stamboll për të mbaruar

shkollën e mesme. Më 1911 dy vëllezërit Rizai dhe Aliu u kthyen në atëdhe. Aliu u bashkua në cetat kryengritëse të Skraparit dhe të Përmetit, kurse Rizai shkoi në Korçë për të vazhduar shkollën shqipe. Pasi u kthye nga Korça edhe Rizai hyri në çetën Sylejman Spatharës se atje ishte edhe një nga luftëtarët e orëve të para, si figurë e njohur e aksioneve të guximshme, si komandant trim që udhëhoqi me mprehtësi, guxim e trimëri të rrallë repartet, që i ishin besuar.  Në luftimet kundra astrohungarezëve Aliu u vra kurse Rizai u plagos dhe u dërgua nëspitalin e Italisë për t’u kuruar. Në janar të vitit 1920 kur u mbajt Kongresi i Lushnjes, 300 djem të armatosur nga Skrapari të komanduar nga Riza Cerova, Ali Koprëcka, Muço Kapinova, Servet Saloshnje, Nuri Volusho, së bashku me forcat e tjera vullnetare nga krahinat e ndryshme u vendosën në pozicione te manastiri i Ardenicës dhe në Libofshë për të mbrojtur punimet e Kongresit. Kuvendi kombëtar i Lushnjes e ngarkon Rizanw të organizonte forcat e Skraparit  duke e caktuar në përbërjen e komisionit që të çlironin Vlorën. Në vitin 1923 Ahmet Zogu e largon Rizanë nga Skrapari dhe e emron prefekt të Kosovës, që përfshinte Krumën, Tropojën, Kukësin e Bicaj. Atje Rizai u lidh ngushtë me patriotin Bajram Curri. Më 15 mars 1923, ai botoi një artikull në gazetën “Politika” ku shkruante: “Vëllezër! Evropa nuk dëshiron të shoh një Shqipëri të lulëzuar në kufijtë etnikë të saj. Mblidhni mendjen se, themelet e Shqipërisë do t’i vemë vet”.