Dita pa makina prodhon kaos e trafik në Tiranë

771
Sigal

Dita pa makina sot në Tiranë, është shndërruar në një ditë makthi që ka prodhuar bllokim dhe ngecje të trafikut, ndërkohë që zonat ku ishte parashikuar te ecnin qytetarët në këmbë ishin tërësisht bosh, për shkak të reshjeve të shiut.

Shumë drejtues automjetesh dhe njerëz që kanë pasur punë sot, janë torturuar në radhët pa fund të makinave që nuk lëviznin dot dhe kishin ngecur. Siç duket edhe nga fotot trafiku sot në kryeqytet ka qenë mjaft i rënduar.

Bulevardi kryesor i qytetit është mbajtur i lirë për aktivitetin edhe pse nuk duket askush që të lëvizë me biçikletë, ndërsa trafiku është zhvendosur drejt rrugëve të tjera të cilat e kanë të pamundur të përballojnë fluksin e automjeteve.

Parashikimi i Bashkisë nuk doli siç pritej. Ai vendosi të mos e ndryshojë aktivitetin për ditën pa makina edhe pse dihej se do ishte shi, ndërkohë që pak javë më parë, ai e shtyu festën e Ditës se Verës, pikërisht për shkak të reshjeve që sipas tij do të sillnin shi me gjyma.