Sondazhi me bizneset: 67 për qind mbështesin zbatimin e taksës së sheshtë 9%

306
Sigal

 

Qendra e Studimeve të Konfindustrisë ka përpunuar dhe paraqet përfundimet e modulit të dytë të sondazheve me bizneset, lidhur me programet ekonomike të partive politike të paraqitura me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.Sondazhet kanë përfshirë periudhën shkurt-java e parë e marsit 2021. Në vlerësim janë përfshirë 143 biznese të kategorive të mesëm dhe të mëdhenj në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan.Sektorët janë industri, prodhim, shërbime, agroindustri, etj, që punojnë në kushtet e tregjeve të hapura konkurenciale.Në sondazhe nuk janë përfshirë biznese, që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura, me konkurrencë të kufizuar, përfitues të PPP, koncesioneve, licenca të privilegjuara shtetërore, etj.Pyetjes së parë të sondazhit të modulit të dytë, nëse mbështesin taksën e sheshtë 9% të propozuar nga opozita, ose taksën progresive në rritje, duke filluar nga 15% të pozitës, dhe/ose asnjërën prej tyre, përgjigjet e bizneseve ishin si më poshtë:

67% e bizneseve mbështesin zbatimin e taksë se sheshtë 9%

33% e bizneseve u shprehen me besim te ulët dhe/ose nuk mbështesnin asnjërën prej propozimeve partiake

Pyetjes së dytë të sondazhit, nëse duhet të zbatohen të njejtat politika fiskale taksimi përkatësisht për:

– kategoritë e bizneseve, që punojnë në kushtet e tregjeve të hapura dhe konkurenciale dhe

– kategorisë së bizneseve, që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura, me konkurrencë të pamjaftueshme, përfitues të PPP, koncesioneve, etj. përgjigjet ishin si më poshtë:

71% e bizneseve ishin kundër përdorimit të politikave fiskale të njehsuara

29% e bizneseve u shprehën për politika fiskale të njehsuara

Qendra e Studimeve të Konfindustrisë do të vazhdojë të publikojë të dhënat e e moduleve të tjera të sondazheve të kryera me bizneset.