Reportazh i RAI 3 për parcelat e hashashit/ Mbjellja e kanabisit në Shqipëri është rritur 1200 %. Janë mbjellë 100 mijë bimë, me farë të importuar nga Vietnami, e rritin me hormone. Prokurori Cataldi: Mafia ka rritur edhe trafikimin e kokainës

2090

RAI3 nxjerr raportin sekret: “E rrisin me hormone”

Sigal

Mbjellja e kanabisit në Shqipëri u rrit me 1200%

“Nis sot udhëtimi ynë sot në Shqipëri që është gjithmonë e më shumë në darën e narkotrafikantëve. Vendi në portat e Italisë dhe Europës, është në tratativa për të hyrë në Bashkimin Europian, një shpresë më shumë për shoqërinë civile për tu çliruar nga makthi i kriminalitetit” – thotë spikerja e RAI3 e cila prezanton në këtë mënyrë të fortë një reportazh të përgatitur nga gazetari Valerio Cataldi, që edhe më herët ka trajtuar këto tema. Sipas reportazhit në Shqipëri kultivimi i kanabisit ka njohur rritje nga viti në vit.

“Është rritur me 1200% ose 12 herë mbjellja e kanabisit”, – thuhet në kronikë që sjell edhe disa foto nga ajri të Guardia di Finanza në një raport të rezervuar të policisë.

“Nis sot udhëtimi ynë në Shqipëri, që është duke u shtytur sa më thellë në vesin e narkotrafikantëve. Vendi ngjitur me Italinë është gjithashtu në përpjekje për t’u future në BE, gjë që do t’u jepte një shpresë shqiptarëve për t’u larguar nga krimi. Prodhimi i kanabisit në Shqipëri është sërish në majë të trendit. Nga viti i kaluar është rritur prodhimi i tij me 1200%. Këtë gje e vërtetojnë edhe pamjet që shikoni, të cilat janë siguruar nga raport i Policisë Shqiptare. Janë mbjellë më shumë se 100 mijë bimë të cilat janë fshehur nëpër male. Kjo është një cilësi e importuar nga Vietnami, e modifikuar gjenetikisht për të pasur sa më shumë prurje. Drejtori i policisë kriminale në Shqipëri shprehej vetëm pak muaj më parë se operacioni i policisë në vitin 2014 kishte nisur në mënyrë që të zhdukte përgjithmonë kanabisin në Shqipëri. Në fakt një vit më parë pati një ulje të konsiderueshme por shifrat e këtij tregojnë tjetër gjë, Pas trafikimit të kësaj sasie të madhe të kanabisit nag Shqipëria, që është një nga prodhuesit më të mëdhenj, tregon që mafia luan një rol të jashtëzakonshëm dhe gjen hapësirë.gjithsesi nuk përjashtohet edhe trafikimi i kokainës, ku kriminaliteti gjen më shumë rritje,”-  ”- thotë ai ndërkohë që më pas vjen edhe fjala e prokurorit Giacomo Cataldi.

“Janë 100 mijë rrënjë të fshehura në fusha të vogla të fshehura në male. Një lloj kanabisi i importuar nga Vietnami, i modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të drogës” – thuhet në kronikë. Aty citohet drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj që u ka thënë gazetarëve se operacioni i nisur në vitin 2014 ka për synim që të shfarosë totalisht kultivimin e drogës.

“Në fakt, bimët e gjetura vitin e kaluar janë më pak se 1 mijë, por tani të dhënat e këtij raporti të ri tregojnë një realitet mjaft të ndryshëm që mbahet ende i rezervuar” – citon gazetari.

“Nëpërmjet këtij trafiku të madh të marijuanës është një nga prodhuesit më të mëdhenj” – thotë Giacomo Cataldi, prokuror i Leçes që shton se “është vënë re një disponibilitet i madh i mafias shqiptare që ka krijuar pasuri të shumta” – thuhet në kronikën e RAI 3.