Ndotja e ujit të pijshëm në Tiranë, banorët në rrezik, institucionet në heshtje

169
Sigal

– VËZHGIM-

Nga Fran Lleshaj

 

UKT prej më shumë se një muaji lë banorët e Rrugës Teodor A. Ippen në Laprakë ndotjen e ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit. Hetimin e UKT-së nga organet e drejtësisë për neglizhencë dhe rrezikim të shëndetit publik.Ndërhyrjen e institucioneve përkatëse, përfshirë Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Prokurorinë e Shtetit.

Këtu është ambienti pas pallatit të ish shkollës së partisë ku kalon rrjeti dhe është si në një planet tjetër. Kullojnë gjithë ujrat e tubave të banjove mbi rrjetin.

Prej më shumë se një muaji, banorët e Rrugës Teodor A. Ippen në Laprakë po përballen me një problem alarmant: ndotjen e ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit. Në vend që të marrin ujë të pastër dhe të sigurt, rubinetat e tyre nxjerrin ujë me erë të keqe dhe me përbërje të dyshimtë, duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Si qytetar dhe taksapagues i rregullt në Tiranë që nga viti 1993, u përballa me këtë situatë të papranueshme më 31 janar 2025, kur vura re se uji që furnizon banesën time dhe zonën përreth ishte i ndotur dhe i papërdorshëm për konsum. Edhe pse blejmë ujë të pijshëm( me pa të drejtë) për të pirë, ai mbetet ende i domosdoshëm për larjen e frutave, perimeve dhe për nevoja të tjera higjienike.

Pasi u përpoqa të denoncoj problemin në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë (UKT), më caktuan të kontaktoja një inxhinier të quajtur Petro, i cili erdhi dhe mori dy herë kampionë uji për analiza. Megjithatë, edhe pas një muaji, asnjë përgjigje nuk më është dhënë.

Pika ku paguajmë faturat Laprakë.

Në kushtet e mungesës së transparencës nga UKT, djali im e dërgoi një kampion uji në një laborator privat në Laprakë për testime mikrobiologjike. Rezultatet treguan praninë e baktereve Escherichia coli (E. coli) dhe koliformë totale, duke e bërë ujin të papërshtatshëm për konsum.
Ky është një rrezik i madh për shëndetin dhe mund të shkaktojë sëmundje serioze, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

UKT dërgoi disa punonjës për të inspektuar pusetat e ujërave të zeza, por asnjë masë konkrete nuk është marrë për të ndaluar ndotjen e ujit. Më 5 mars 2025, një kimiste nga laboratori i UKT-së më telefonoi për të më pyetur për problemin, sikur nuk kishte dijeni për situatën, gjë që tregon mungesë të thellë përgjegjësie nga institucionet.

Shëndeti publik është një e drejtë themelore, jo një luks! Në kushtet e mungesës së transparencës nga UKT, kampion uji në një laborator privat për testime mikrobiologjik tregoi praninë e baktereve Escherichia coli (E. coli) dhe koliformë totale, duke e bërë ujin të papërshtatshëm për konsum.Ky është një rrezik i madh për shëndetin dhe mund të shkaktojë sëmundje serioze, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Kërkoj urgjentisht:

Marrjen e masave të menjëhershme për pastrimin e ujësjellësit dhe garantimin e ujit të pijshëm të pastër për banorët.

Hetimin e UKT-së nga organet e drejtësisë për neglizhencë dhe rrezikim të shëndetit publik.

Ndërhyrjen e institucioneve përkatëse, përfshirë Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Prokurorinë e Shtetit.

Transparencë nga UKT për të publikuar rezultatet e analizave laboratorike mbi cilësinë e ujit në këtë zonë.

Pas denoncimit tim në emisionin investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, UKT dhe Instituti i Higjienës erdhën për të marrë kampionë të tjerë uji për analiza laboratorike. Megjithatë, deri më sot, asgjë nuk ka ndryshuar dhe uji vazhdon të vijë i ndotur.

Nëse situata nuk do të zgjidhet sa më shpejt, unë dhe banorët e prekur do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtat tona dhe shëndetin tonë. Nuk mund të pranojmë që në kryeqytetin e Shqipërisë, në vitin 2025, qytetarët të detyrohen të jetojnë me ujë të ndotur, ndërsa institucionet heshtin!Shëndeti publik është një e drejtë themelore, jo një luks!