Në fund, besoj të kemi të drejtën të pyesim: përse ndërruan qytet dhe stadium Serbët, për zhvillimin e ndeshjes së futbollit Serbi – Shqipëri, nga Leskovaci në Beograd ?!!!
Do ta shohim sjelljen e serbëve ndaj Perfaqësueses sonë, por vështirë të besohet, se ujqit mund të ndrrojnë zakon !!! Qimen tashmë dihet, që e kanë ndërruar përherë, por kurrë mendjen dhe sjelljen shovene serbomadhe !!!
Spartak Topollaj
Diplomat
Me 11 Tetor 2025, do të luhet ndeshja e kthimit për eleminatoret e Botërorit 2026 në futboll, mes Përfaqësueseve të Serbisë dhe asaj të Shqipërisë.
Tashmë dihet, se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, ajo e 7 Qershorit që porsa kaloi, luajtur ne Stadiumin “AIR ALBANIA” të Tiranës, përfundoi në barazim O – O, pas humbjes së pafalëshme të asaj penalltie, që mund të mbetej edhe historike, nga futbollisti ynë Rei Manaj ?!
Federata Serbe e Futbollit, kishte caktuar më parë, që ndeshja e kthimit në Serbi të luhej në Stadiumin modest të Leskovacit, “DUBOÇICA”, me kapacitet 8.136 spektatorë.
Me tapet hibrid, ky stadium i përuruar më 21 Gusht 2023, ka kushtuar 28 milionë €uro.
Papritmas, Federata Serbe e Futbollit anullon vendimin e mësipërm, ndrron mendje dhe vendos, që ndeshja të luhet në Beograd, pikërisht në stadiumin më të madh të Kryeqytetit dhe të të gjithë Serbisë, Stadiumin me tre emra : “CRVENA ZVEZDA”, “MARAKANÁ”, apo “RAJKO MITIÇ”.
I përuruar nga Mareshali Tito, Presidenti dinak e antishqiptar i sofistikuar i Jugosllavisë, më 1963, mes delirit të tij të madhështisë, dhe protagonizmit, i zgjedhur edhe si kreu i
Të Paangazhuarve, zyrtarisht qysh nga 19 Korriku 1956 në Ishujt Brioni, apo Botës së Tretë me Nehruin, Naserin, Sukarnon , etj etj., paraprirë nga Konferenca e Bandungut në Indonezi, mẽ 1955.
Mbas emrit të parë zyrtar “YLLI I KUQ” , serbët e quajtën atë “MARAKANÁ”, për analogji me Stadiumin më të madh të Botës në Rio de Zhaneiro të Brazilit, me kapacitet 200.000 vendesh ( Finalja e Botërorit 1950, me 16 Korrik , Brazil – Uruguai 1 me 2 , në praninë e 199.854 shikuesve ) !
Emri “RAJKO MITIÇ”, këtij stadiumi me kapacitet 100.000 vendesh, më i madhi në Ballkan dhe me rekord absolut 110.000 spektatorë, në 23 Prill 1975 , në ndeshjen e Kupës së Kupave mes Crvena Zvezdës dhe “Ferencvaroshit” të Budapestit, e aktualisht pas vendosjes se stolave me 55.538 vende ulur, iu vu në nder të futbollistit të madh serb, Rajko Mitiç (1922 – 2008) , legjendë me Crvena Zvezdën, 220 ndeshje dhe 72 gola, por edhe me Jugosllavinẽ, 59 ndeshje 32 gola. Më parë me R.S. Serbia, gjatẽ vitit 1945, kish luajtur edhe 2 ndeshje, e shënuar 2 gola) !
Në Ballkaniadẽn e Futbollit, fituar me meritë nga Shqipëria më 1946, ai ishte titullar, por edhe pse fituan 3 me 2, pas 2 me O për në në pjesën e parë, nuk mundi ta vërë në kokë kurorën e ullirit dhe të ngrejë Kupën, çka i takoi legjendës tonë Loro Boriçi, pas fitores ndaj Bullgarisë e Rumanisë, që për turpin kombëtar, diktatura hoxhiste, e cila, ruante të mos kalonte as edhe miza, nuk e ruajti dot dhe as sot e kësaj dite, këtë Kupë, e cila nuk është gjetur më kurrë ?!!!
Interesant mbetet fakti, që Trajner i Shqipẽrise ishte i mirënjohuri serb Ljubisha Broçiç ( 1911 – 1995 ) me ndihmës Adem Karapicin dhe Ludovik Jakovën !
Ai futi si titullarë edhe dy portierët Dod Tahiri ( me kombësi malaziase, por shtetësi shqiptare , si edhe italo-shqiptarin e shquar të Finales fituese të Tetorit 1946 , Xhakomino Pozelli !
Broçiç u bẽ trajner me skuadra dhe përfaqësuese të mëdha, si Egjiptit, PSV, Juventusit, Barcelona,, Crvena Zvezda etj etj. , por qẽ habitshëm, né e kemi lënë në harresë gjer më sot ?!!!
Në stadiumin e dytë të Beogradit për nga madhësia, atë të njohur gjithashtu me tre emra ,
Stadiumi i Armatës, JNA dhe “PARTIZAN”, me kapacitet 55.000 vende kur u përurua më 1949 dhe aktualisht me 32.710 vende ulur, së pari ka luajtur edhe Përfaqësuesja jonë më 12 Nëntor 1967, kur edhe humbëm 4 me O.
( golat : Spreço, Osim 2 herë dhe Lazareviç ), ashtu si kishim humbur edhe ndeshjen e parë 0 me 2 në “Qemal Stafa” me jugosllavët, pas dy golave të kroatit legjendë e “Dinamo” Zagreb, Slaven Zambata (1940-2020) .
Në të dy ndeshjet kundër nesh luajti edhe futbollisti më i madh serb i të gjitha kohërave ( jugosllav ) Dragan Xhajiç, ndër më ekstremistët mes futbollistëve shovenë, qẽ mbrriti deri edhe President i Crvena Zvezdës, ku ashtu si e meritonte u shkarkua, madje edhe u arrestua e u dẽnua për abuzime, korrupsion dhe vjedhje fondesh bashkẽ me dy miq të tij bashkëpunëtorë në krim , Vladimir Cvetkoviç ( basketbollist ) dhe Milosh Marinkoviç !!!
Mē pas , ky Stadium u bë tersi i serbëve, se me 30 Shtator 1987, eleminohen nga Kupa Europiane, pas atij super eurogoli të të madhit Sokol Kushta, të “Flamurtarit” legjendar, nē portën e “Partizanit” të Beogradit, me trajner goranin Fahrudin Jusufi, në portën e një tjetër Fahrudini (Omeroviç), e ku luante, edhe futbollisti mẽ i madh shqiptar i Kosovës, po aq i shquar edhe me Përfaqësuesen Jugosllave, më vonë në KOSOVËN e pavarur, edhe President i ndjerë i FKF, i cili, më ka treguar teksa drekonim në Hotel Grand të Tiranës, dramën shpirtërore të tij mbas golit që na kishte shënuar !
Por tragjedia e vërtetë për serbët në këtë stadium, u luajt me 14 Tetor 2014, ku pata mundẽsinë të jem i pranishëm në Tribunën VIP, falẽ dashamirësisë sẽ mikut tim arberesho -amerikan diplomatit të rëndësisëm tē SHBA në Milano dhe Beograd, John Carini ! Pas shfaqjes në fund të Pjesës së parë të lojës , të njẽ droni me Flamurin tonë Kombëtar, Hartën e Shqipërisë Etnike, portretin e Ismail Qemal Vlorës dhe fjalës AUTOKTONUS, ngritur nga djaloshi trim kosovar Ismail Morina, (“Ballisti”),pas të cilit shpërtheu histerizmi shoven serbomadh dhe dhuna nuk kurseu as futbollistët tanë, të cilët milicia serbe, jo vetëm nuk i mbrojti, siç e kishte rreptësisht për detyrë, por tinazi i goditi edhe vetë me shkelma dhe shkopinj gome, rast ky unikal nẽ Europë !
Trojkën serbe: Vuçiç – Nikoliç – Daçiç, që i kisha rreth 10 shkallë më sipër, i pashë mirë se si nxinin në surretërit e tyre të poshtër !
Mbas dy fitoreve nẽ Komisionet e UEFA-s, Serbia e trajnerit holandez Dick Advocaat, u dënua rëndë përfundimisht nga KAS ( Gjykata mẽ e lartë sportive ) dhe ndeshja iu akordua 3 me O Shqipërisë, e cila u kualifikua dhe bëri figurë të mirẽ nẽ Francë në Finalet e EURO 2016, ku edhe mposhti në Grup, 1 me O, Rumaninë e të mirënjohurit Anghel Iordanesku !!!
Trajneri aktual i Serbisë, Dragan Stojkoviç, por edhe vetë Deklarata e FSF nga Beogradi , pranonin dhe falenderonin FSHF , për pritjen, organizimin dhe deri përcjelljen e përfaqësueses Serbe në Tiranë e Rinas !
Mirëpo të gjithë këta , ashtu si historikisht, nuk ndenjën dot, pa e gjetur qimen në vezë , teksa ekzagjeruan dhe hiperbolizuan thirrjet e tifozëve shqiptarë në stadium ?!!!
Po si mund të harrojnë shqiptaret, gjenocidin , masakrat, krimet e luftës deri përdhunimet masive , tẽ Armatës, e Milicisë, të Serbisë milosheviçiane , kryekasapit të Ballkanit, paramilitarëve të Zhelko Raznjatoviç Arkanit ( “Tigrat” ), kulmuar gjatẽ periudhẽs 1998 – 1999, kur pas luftës heroike të shqiptarëve ( UÇK – e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe FARK -ut të LDK -së së Presidentit Rugova, Kryeministrit Dr. Bujar Bukoshi dhe Prof. Fehmi Aganit ( vrare pabesisht nga kriminelët e Beogradit) , me ndihmën e jashtëzakonshme të NATO-s , me bombardimet deri mbi Beograd të avionëve të saj dhe SHBA në krye, u mbërrit té Pavarësia historike e KOSOVËS më 17 Shkurt 2008 !
13.000 të vrarë mbi 1700 ende të pa gjetur, zhdukur në varre masive, mijëra të plagosur, 20.000 gra e vajza të pérdhunuara, 188.000 shtëpi të djegura dhe të shkatërruara etj etj !
U hodhën vërtetë në fushë 5 – 6 kanoçe pijesh freskuese, por edhe pse nuk prekën asnjë nga lojtarët kundërshtarë, disa syresh, si “mjeshtra” simulimesh nga shkolla sllavo – komuniste e demagogjisë dhe propagandës, aktruan sikur ishin goditur ?!!!
S’mund tẽ ndodhte ndryshe, kur po bẽhen mbi 25 vite që Gëbelsi dhe Zhdanovi i Milosheviçit, druzhe Vuçiç, paradoksalisht miku serb për kokë i Edi Ramës gënjejnë e mashtrojnë botẽn, paçka se kredibiliteti i tyre tashmë ka rënë përtokë !!!
Në fund, besoj të kemi të drejtën të pyesim : përse ndërruan qytet dhe stadium Serbët, për zhvillimin e ndeshjes së futbollit Serbi – Shqipëri, nga Leskovaci në Beograd ?!!!
Do ta shohim sjelljen e serbëve ndaj përfaqësueses sonë, por vështirë të besohet, se ujqërit mund të ndërrojnë zakon !!!
Qimen tashmë dihet, që e kanë ndërruar përherë, por kurrë mendjen dhe sjelljen shovene serbomadhe !!!
Mjafton të kujtojmë, se edhe vetë djali i madh i Presidentit serb, me bashkëshorten e parë Ksenija , Danillo Vuçiç është ndër ultrasit huliganẽ tẽ Crvena Zvezdës, arrestuar disa herë, edhe nga vetë milicia e babait të tij !!!
Autokratit putinist Vuçiç, prej muajsh po i protestohet fort dhe po i dridhet kolltuku presidencial !!!
A do të durojnë gjatë qytetarët serbë, deri sa të ndërrojnë mendjen shovene serbomadhe Vuçiçët dhe hiçẽt e tyre ?!
Të presim e të shohim, të paktën deri më 11 Tetor të këtij viti , meqë stadiumin për ndeshjen me ne, guxuan ta ndërrojnë !!!