Ndriçim Kulla/ Lulëzim Basha si delja e zezë në mes të demokracive partiake perëndimore

259
Eshtë përmëndur shpesh këto kohët e fundit shoqërizimi midis lëvizjes brenda Partisë Demokratike dhe termit ose kategorizimit të saj si berishizëm. Në rradhë të parë, duhet të dallojmë se edhe nëse është e vërtetë një gjë e tillë, kemi të bëjmë me një berishizëm të ri, krejt ndryshe, që ka reflektuar nga gabimet dhe mesimet e historisë 8 vjecare të PD në opozitë dhe jo me kot kërkon ta rithemeloje atë nga e para. Pra edhe ne formë, në terminologji këto dy kohë, le të themi berishiane, lëvizin në një ambjent krejt tjetër. Kjo e dyta fare mirë mund të etiketohet si ” berishizmi i rithemelimit”
Megjithatë, une nuk do te doja të ndalesha shumë tek forma e jashtme e terminologjise, e as ta fokusoja mendimin aty, pikërisht sepse mendoj se e gjitha kjo që po ndodh duhet parë dhe kuptuar me mirë, duke analuzuar përmbajtjen e vërtetë. Atehere cili është thelbi i gjithë kësaj levizje?
Një parim i drejte dhe i dobishem, që duhet të na shërbeje si busull për të na qartesuar situatën, është ai i ndarjes së betejes personale te zotit Berisha për të shpëtuar nga efektet e “non grata” dhe efekteve reale që i ka sjellë demokracisë jo vetëm partiake, por gjithe demokracisë shqiptare, lëvizja e rithemelimit te PD-ës. Pavarësisht se kjo gjë është anatemuar që në fillim, unë e kam fokusuar analizën tek gjerat konkrete, jo abstrakte, për të kuptuar me lart se momenti e për të pyetur veten: çtë mirë apo të keqe po i sjell vëndit kjo levizje, vendimet që ajo mori, qasjet që ajo ka ndaj problemeve të vendit, fryma që ajo po i dikton ndricimit te shoqerisë dhe emancipimit të saj. Këto jane kriteret që kanë qënë e do mbeten gjithmonë në nje trajtim te ftohtë, jo ngjarjet e rastit qe ofrohen përditë nëpër gazeta për elemente krejt dytësore e tretesorë të problemit.
Mund të hamendesojë me të drejtë çdokush se e gjitha kjo lindi nga një rast personal. Po pastaj? A nuk janë problemet personale të gjithsejcilit që kthehen në ide opozitare dhe i shërbejnë gjithë jetës shoqërore dhe politike? Shumë here një shkas personal bëhet shkëndija e lindjes se diçkaje me të madhe, me të përgjithshme, që ne rastin e PD përfshiu shumicën e anëtarëve të saj, ashtu sic na e vërtetoi referendumi. Atëhere rasti i nisjes, qoftë personal apo jo, sfumohet, nuk ka me rëndesi, dhe ajo që merr formë dhe fuqi, përmbajtje dhe fokus është lëvizja e përgjithshme dhe rezultatet e saj.
Po njëlloj duhet trajtuar dhe akuza e berishizmit të vjetër që gjoja po ringjallet. Shume thonë se PD e dikurshme ishte “pronë” e një njeriu dhe se ai është po i njëjti si tani. Po të shohësh statutin e rithemelimit që sapo u miratua, kupton qartë se sa e thjeshtë është hedhja poshtë e këtij trendi kah të cilit janë drejtuar shumë analistë dhe sa e padobishme është ti mëshosh berishizmit të vjetër. Një anije e tillë arsyetimi mbush ujë nga të gjitha anët. Lindur nga beteja personale apo jo, për të mos e përmerndur fare antiamerikane apo jo siç spekullohet, statuti i ri që është shpirti i çdo organizimi partiak, është vlera e re me e madhe, është produkti me emancipues dhe demokratizues që i është dhënë shoqërisë shqiptare në këto vite tranzicioni. Eshtë ajo për të cilën kanë vuajtur demokratët, ajo cfare u kane kerkuar perhere shqiptaret e organizmave partiake.Si mund të qëndroj më në krye të partisë një njeri që ka humbur dhe ka humbur ku është vërtetuar plotësisht pa dilemma se nuk di të fitoj?! E kujt i duhet më një morr në krye të forcës politike që themeloi pluralizmin në Shqipëri, përveç atyre që u nevojitet ta përdorin pak kohë dhe ta hedhin tutje si lëvere, kur sigurisht kur nuk do tu duhet më? Qëndron apo ikën Berisha, nuk ka rendesine më të vogël, ky është standardi që do mbetet dhe me të cilin do të ballafaqohet që sot e tutje cdo parti shqiptare, cdo qeveri e cdo aksion qeveritar i së ardhmes. Ky standard pastaj do të sjellë detyrisht standardin e një qasje të re ndaj demokacisë.
Dhe standardi i ri i demokracisë partiake do reflektohet edhe tek demokracia vendore, për të krijuar më pas standardin e një fryme të re të shikimit te gjerave. Pse vallë embrionet e kësaj qasje e fryme transparente dhe larg demagogjisë dhe frymës unifikuese që ka mbizotëruar deri tani, nuk po i shohim dita ditës?
Një qasje e re ndaj aferes së inceneratoreve, krejtesisht ndryshe nga me parë, po kështu për skandalin e pagave e në fund edhe për ” Ballkanin e hapur”. Shume gjëra janë turbulluar nga qetësia e shtirur, gati e peshtirë e qëndrimit ndaj ngjarjeve të jashtezakonshme që po i serviren shoqerisë shqiptare, shume ka ndryshuar nga paqja vec ne dukje, por shumë poshteruese e reagimit të mediave dhe analisteve ndaj këtyre problemeve të verteta. Ndaj unë gjithka e marr te ndarë e të palidhur qoftë me berishizmin e vjetër qoftë me alibinë e hallit personal, sepse shoh standarde tashme të vendosura që nuk mund ti shkelë më askush. Pse vallë zoti Basha i gjëndur përpara një fakti të tillë nuk u përgjigj me një platforme të tillë kaq të hapur e kaq demokratizuese si ajo e komisionit të rithemelimit.Pse vallë nuk propozoi një platforme alternative, që tia hiqte zotit Berisha alibinë e standardeve të një partie të re, dhe për ta lënë atë vetëm me alibinë e hallit personal siç pretendon ai dhe sekti i tij që ende i rrotullohet përeth ?! Kjo do të ishte levizja më e zgjuar dhe me e drejtë po ti dhimbsej e ta kishte për zemër PD dhe demokracinë e saj dhe të gjithë do ta mbështesnin. Po ai përsëri e la në baltë, e la larg nga hapja dhe reformimi, edhe atë cope të paktë PD që i ka mbetur.Pse nuk dha dorheqjen mbas një serie humbjesh duke e komprementuar kështu rëndë emrin e kësaj partie përball demokracive partiake perëndimore?Pse e bëri veten si delja e zezë në mes të demokracive perëndimore? Po njelloj, te thata, te zbehta, sa për të qënë janë dhe reagimet e tij ndaj megaskandaleve me te cilat po përballemi? Eshtë edhe ky një tregues i qartë se standardi i statutit të PD po shtrihet edhe në një standard qasje, aq sa mund të themi se kemi të bëjmë edhe me një mendësi e frymë të re hapje e komunkimi që ka vlerea kulturore demokratke përtej PD-ës Eshtë ky ai lloj i ri katalizatori i gjerave dhe qëndrimeve që une shoh dhe vlerësoj ne politiken e dites, dhe qe do te doja te forcohej dhe evoluonte, pa rene në ekuivokun e padobishëm që gjithcka vjen prej berishizmit. Tanimë kemi një shembull, një standard demokracie, le të përpiqemi ta shtrijmë e ta perhapim në të gjithë sistemin vënd te Shqiperisë.
Sigal