Frida Krifca nën hetim, gradohet koordinatore e anti-korrupsionit

46

Doza e korrupsionit kthehet në tapet të kuq për marrjen e posteve qeveritare. Frida Krifca u shkarkua nga detyra e Ministres së Bujqësisë, për batërdinë me vjedhjen e afro 100 mln euro fonde që dha BE për fermerët e Shqipërisë. Dhe pas 1 muaj emërohet si koordinatore antikorrupsion, që të mbledhë dhe analizojë rastet korruptive të 44 koordiantorëve në ministri e institucione qëndrore

Po punësohen në stafin kryeministror, ministrat dhe drejtorët hajdutë që i shkarkon me gjoja dorëheqje pas marrjes nën hetim nga drejtësia, ku rast tipik ishte dhe emërimi Drejtor Investimesh e Donacionesh i ish-ministrit Ilir Beqja…

Frida Krifca u shkarkua nga detyra e Ministres së Bujqësisë, për shkak të nisjes së hetimit nga SPAK dhe dosjes që ka sjellë Zyra Europiane Anti-mashtrim (OLAF), lidhur me vjedhjen dhe abuzimin me afro 100 milionë Euro fonde që dha BE për fermerët e Shqipërisë.
Sigal

Po batërdia e zbuluar nga OLAF, EUROJUST e Qeveria Gjermane si donatore kryesore, dhe nisja e hetimit nga SPAK për këto fonde, nuk e kanë penguar kryeministrin Edi Rama, për t’i dhënë “Luleshtrydhes” një post tjetër qeveritar pranë vetes së tij.

Një muaj pas largimit nga posti ministror, Babloku e emëroi “Luleshtrydhen” këshilltare të Jashtme në vend të Dorian Duçkës, me detyrë thithjen e bizneseve të huaja në Shqipëri, por e largoi pas 10 ditësh nga kjo detyrë dhe e emëroi këshilltare për agro-turizmin e fshatrat turistik.

Sipas një informacioni të ardhur në “Pamfleti”, Babloku e ka larguar “Luleshtrydhen” para 1 jave edhe nga kjo detyrë, duke e emëruar Koordinatore Anti-korrupsion në Kryeministri, si pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme Anti-korrupsion.

Në këtë detyrë, Frida do mbledhë, analizojë e paraqesë te kryeministri Edi Rama, të dhënat e rasteve korruptive që do raportojnë 44 koordinatorët anti-korrupsion që janë nëpër ministri e institucionet qendrore.

Pra, “Luleshtrydhja” ish-drejtoreshë e AZHBR dhe ish-ministre Bujqësie, e skeduar si super-hajdute e falsifikatore dosjesh të fondeve të shtetit e të BE, do administrojë denoncimet dhe provat e korrupsionit që bëhet në strukturat e qeverisë.

Është anormal e qesharak, emërimi në këtë detyrë i Frida Krifcës, kur ajo është subjekt penal i SPAK dhe EUROJUST, me dosje gati për t’u dënuar me burg, si koka e aferës 100 milionë Euro vjedhje e abuzim me fondet bujqësore të BE.

Por kështu ndodh, gjersa Babloku jo vetëm nuk po shkëputet nga eksponentët e botës së krimeve, por mbledh në stafin kryeministror, ish-ministrat dhe drejtorët hajdutë, që i shkarkon me gjoja dorëheqje pas marrjes nën hetim nga drejtësia, ku rast tipik ishte dhe emërimi Drejtor Investimesh e Donacionesh i ish-ministrit Ilir Beqja.