Auditimi në ISSH: Shqiptarët rrezikojnë të mbeten pa pensione

186
Sigal

Alarmi: Shqiptarët rrezikohen të mbeten pa pensione

Të ardhurat tatimore, KLSH: VIP-at performancë jo të mirë, Tirana, Durrësi e Vlora dobët me kontributet

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka marrë në auditim Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për periudhën 2018-2020 duke analizuar një sërë aspektesh nga rimbursitmi, tek arkëtimi i të ardhurave e deri tek borxhi tatimor.Sa i takon performancës së Tatimeve tek të ardhurat audituesit kanë konstatuar se Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj api siç njihet e VIP-ave edhe pse ka peshën kryesore ka pasur një performancë jo edhe aq të mirë. Nga auditimi u konstatua se për vitin ushtrimor 2020, të ardhurat tatimore bruto dhe të ardhurat nga kontributet e sigurimeve janë realizuar në masën 235,499 milion lekë ose në masën 95,5%, nga 246,480 milion lekë të planifikuara me Aktit Normativ nr. 28, datë 01.07.2020 “Për disa ndryshime ne ligjin 88/2019 “ Për buxhetin e vitit 2020”, i ndryshuar në vlerën 10,981 milion lekë më pak se planifikimi të ardhurave.

“Megjithëse, peshën kryesore në realizimin e të ardhurave e zënë DR Tatimpaguesit e Mëdhenj me një vlerë për 88,708 milion lekë ose 38 % të të ardhurave bruto dhe të ardhurave nga kontributet, konstatohet se kjo drejtori paraqet një performancë jo të mirë duke rezultuar me një mosrealizim të planit të të ardhurave në masën për 8,3% ose në vlerën për 8,031 milion lekë” thuhet në auditim.

I njëjti rendit edhe drejtoritë që kanë pasur një performancë jo të mirë sipas rajoneve në vend. “Nga auditimi i procedurave të mbledhjes së të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore u konstatua se, nuk kanë performancë të mirë në mbledhjen e të ardhurave Drejtoritë Rajonale Tatimore, Vlorë, Tiranë, Durrës ku konstatohet se, vlera totale e detyrimeve për tu arkëtuar për këtë zë në mbyllje të periudhës 2020, përfaqëson 25-27% të realizimit faktik të ardhurave, e ndjekur nga DRT Shkodër, dhe Lezhë” nënvizon dokumenti i KLSH.

Të punësuarit që rrezikojnë pensionin

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka theksuar edhe një herë se mosarkëtimi i sigurimeve shoqërore përveçse është një fond i munguar mbart edhe rrezikun e të punësuave të sotëm të cilët në të ardhmen mund të jenë pa pension. Kjo nuk është hera e parë që KLSH vë theksin në këtë aspekt pasi herë pas here ka kërkuar që edhe insitucionet shtetërore që kanë detyrime të mbartura të kësaj natyre t’i shlyejnë ato.

“Mosarkëtimi i të ardhurave nga kontributet nga ana e DPT-së, për 16,521 milion lekë nga njëra anë përbën të ardhura të munguara për fondin e sigurimeve shoqërore dhe të kujdesit shëndetësor dhe nga ana tjetër pas kësaj shume qëndrojnë një numër i konsiderueshëm punëmarrësish, të cilët në këto kushte nuk mund të përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me vendimin nr.16, datë 21.02.2020 i Komitetit të Përmbushjes, i cili ka miratuar planin e të ardhurave tatimore për vitin 2020 për çdo Drejtori Rajonale Tatimore” thuhet në auditim.