Biznesi i reklamave të “Bananeve” vazhdon, bosat e kompanive dhe policisë nuk procedohen, “kurbanë” bëhen shoferët

371
Sigal

Biznesi e reklama “Bana King” vazhdojnë, bosi Trifon Murataj nuk procedohet penalisht; “kurbanë” janë vetëm shoferët

Nën diktatin i mafies së politikës e pushtetit, përse nuk po fillohet hetimi, për shefat e krimit të kufirit në Portin e Durrësit?!

 

Ka informacion, se ministri Bledar Çuçi nuk po e lejon SHÇBA-n, të fillojë hetimin për shefat e strukturës së anti-krimit e të kufirit në Portin e Durrësit dhe shefat e Policisë së Shtetit, të cilët u bënë pjesë e skenarit për të fshehur të vërtetën, duke e dërguar grupin e hetimit në magazinat e firmës “Zico” të bananeve, 2 ditë më vonë se njoftimi teatral që bëri nga SHBA, vetë pronari mik i ish-kryepolicit Ardi Veliu

 

Edhe në rastin e 119 kilogramë kokainë, të gjetur më 31 dhjetor te arkat me banane në magazinat e firmës “ZICO Sh.A”, shefat e policisë dhe të drejtësisë, kanë shpejtuar ta ngushtojnë veprimin vetëm me prangosje shoferësh dhe formalisht e përkohësisht, të djalit të bosit të firmës.
Fillimisht, u tha se pronari i firmës, Trifon Murataj që ndodhet në SHBA, kishte telefonuar Drejtorin e Policisë, Gledis Nano, të cilin e njoftoi për kokainën në arkat e bananeve, ndërsa më pas u tha se policia ishte njoftuar për grabitje bananesh në rrugë e për shpim të gomave të kamionit.

Pastaj në mënyrë krejt qesharake, policia sqaroi se pronari Trifon Murataj, djali i tij dhe dy shoferët nuk kishin dijeni për kokainën brenda bananeve, dhe se ajo ishte zbuluar rastësisht nga punëtorët e shkarkimit në prezencë të policisë.

Katër gjëra nuk po i sqaron akoma Policia e Shtetit:
1. Kur shoferët dhe djali grabitës i dhunshëm i bosit të firmës, nuk kanë as lidhje me kokainën dhe as dijeni për të, përse u arrestuan?
2. Përse grupi i anti-krimit, u dërgua për hetim në magazinat e firmës, 1 ditë pas futjes së konteinerit me banane dhe 2 ditë pas njoftimit që bëri bosi i firmës?
3. Përse SHÇBA, nuk po fillon hetimin, për shefat e anti-krimit e të kufirit në Portin e Durrësit, dhe për shefat e Policisë së Shtetit, të cilët u bënë pjesë e skenarit për të fshehur të vërtetën?
4. Përse policia, nuk i ka çuar Prokurorisë Tiranë, procedim penal për biznesmenin Trifon Murataj, pronari dhe përgjegjësi i vetëm ligjor, për administrimin e firmës së bananeve “ZICO”?

Nuk është e vështirë të kuptohet, se dhe në këtë rast, kupola e policisë, nuk ka guxuar të kryejë detyrën në përputhje me të vërtetën dhe ligjin, jo se është e pa aftë profesionalisht apo nuk ka logjistikë e informacion për këtë kompani.
Por, sepse është nën diktatin i mafies së politikës e pushtetit, me të cilët ka lidhje bosi i “Bana King”, Trifon Murataj, njohur si mik personal e interesash me ish-Drejtorin e Policisë, Ardi Veliu, i cili aktualisht ka nën kontroll të plotë Portin e Durrësit si Zv/ministër i Infrastrukturës.
Edhe rasti i 1 ton kokainë, që nga Porti i Durrësit e deri te magazinat e “Bana King” në Vaqarr u katandis 119 kg., është provë e deklaratës që bëri Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në takimin me donatorët, se policia nuk e lufton dot trafikun e drogës, mbasi nuk e lejon kupola e shtetit.

Prandaj nuk është aspak çudi, që paçka se firmat e mëdha kapen me kokainë, trafik qeniesh njerëzore, armë, sende me vlerë e kontrabandë ushqimesh dhe ilaçesh të skaduara; nuk arrestohen pronarët e tyre, por vetëm shoferë, magazinierë e punëtorë ngarkim-shkarkimi.
Madje, në shkelje të plotë të ligjit, nuk u bllokohen as aktivitetet e biznesit me hetim e sekuestro preventive, për të parë sa volum pune kryejnë, sa taksa paguajnë, me cilët firma apo individë e bëjnë tregun e shumicës, sa i kanë shpenzimet e fitimet dhe çfarë pasurie kanë.
Por lihen të lirë, siç po veprohet me firmën e bananeve “ZICO Sh.A” ku u kapën 119 kilogramë kokainë, për të cilën u prangosën vetëm shoferët me pagë 30 mijë lekë, por lihet i lirë bosi Trifon Murataj i cili vazhdon reklamën “Bana king” në media dhe bizensin e bananeve, sikur të mos jetë kapur me arka kokaine./Pamfleti