KESH “avullon” në një ditë 1.3 milionë euro

212
Sigal

 

KESH i drejtuar nga Ergys Verdho vazhdon të keqmenaxhojë burimet e energjisë elektrike dhe të thellojë krizën. Këto ditë, kur vendi ‘u mbyt’ nga reshjet e shumta, KESH e shiti energjinë me çmime të lira. Eksperti i energjisë Azmer Duleviç ka deklaruar KESH ka shitur energji me 66€/MWh jashtë Bursës Alpex, ndërkohë që çmimi më i ulët në Bursën Alpex për datën 19 Maj është 87.7 Euro/Mwh.Eksperti e cilëson këtë një skandal dhe thekson se drejtori i Bursës Alpex dhe Drejtori i KESH duhet të japin menjëherë dorëheqjen, ndërsa organet ligjzbatuese duhet të veprojnë për dëmin financiar që kanë shkaktuar.

 Skandal

KESH sapo ka shitur 67200 MWh me një çmim rreth 66€/MWh jashtë Bursës Alpex ku ka arkëtuar rreth 4.5 mln Euro. Ndërkohë çmimi më i ulët në Bursën Alpex për datën 19 Maj është 87.7 Euro/Mwh. Nëse Kesh do shiste në bursën Alpex do Arkëtonte rreth 5.8 mln Euro thënë më thjeshtë ka humbur 1.3 mln euro! Sot drejtori i Bursës Alpex dhe Drejtori i Kesh duhet të japin menjëherë dorëheqjen si të paaftë dhe organet ligjzbatuese duhet të veprojnë për dëmin financiar, që kanë shkaktuar Ps:Për referencë keni dhe çmimet e energjisë për datën 19 Maj në bursën Austriake dhe atë Hungareze.

Verdho, 140 mijë euro për propaganda

Pra, promovimit apo organizimit të eventeve apo me fjalë më të thjeshtë propagandë, atë që di ta bëjë shumë mirë vetë qeveria, e cila ua ka injektuar edhe strukturave më poshtë bërjen e këtyre tenderëve. Me krijimin e Agjencisë së Medias dhe Informimit të gjitha drejtoritë marrin urdhra direkte, me qëllim promovimin e “punëve”. Ose me saktë mbulimin e skandaleve. Për këtë tender, sipas dokumenteve, KESH-i do të shpenzonte plot 140 milionë lekë të vjetra, ose me TVSH rreth 140 mijë euro. Sipas dokumenteve Korporata Elektroenergjitike Shqiptare  po këtë muaj ka hapur një tender promovimi. Objekti i kësaj procedure, sipas dokumentit të mësipërm, është “shërbime në funksion të komunikimit, promovimit dhe organizimit të aktiviteteve të KESH sh.a”.

12 miliardë lekë humbje për 6 muaj

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka mbyllur 6-mujorin e parë të 2022 me 12 mld lekë humbje, në ndryshim nga plani i miratuar ku parashikohej fitim në masën 667.7 mln lekë. Ky rezultat financiar ka ardhur si pasojë e rritjes me 11 mld lekë të shpenzimeve për blerje energjie, që sipas KESH për periudhën janar – qershor arritën në 21.12 mld lekë, nga 9.98 mld lekë që ishte programi 6-mujor i miratuar.

Shqipëria, e dyta në rajon për çmimet më të shtrenjta të energjisë për familjarët

Familjarët shqiptarë e kanë energjinë ndër më të shtrenjtat në rajon. Eurostat ka publikuar të dhënat për çmimet e energjisë për vendet e Europës deri në fund të 6 mujorit të dytë 2022. Çmimi mesatar për konsumatorët familjarë shqiptarë është 0.0976 euro/këh orë, që e rendit vendin të dytin më të shtrenjtin në rajon, pas Maqedonisë së Veriut (0.103 euro/këh).