Klithmat e nëndheshme që tronditën shqipërinë me revoltën e Spaçit

272
Sigal

Presidenti Bajram Begaj, do të niset drejt Podgoricës, për të marrë pjesë në ceremonitë e parashikuara me rastin e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatovic. Prezenca e Presidentit Begaj në këto ceremoni është tregues i vullnetit për forcimin e mëtejshëm të fqinjësisë së mirë si dhe vlerësim për rolin e faktorit shqiptar në stabilitetin dhe rrugëtimin euroatlantik të Malit të Zi. Në këto ceremoni pritet të marrin pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, si dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.

50-vjetori i revoltës së Spaçit

(Maj 1973-2023)

Burgu i Spaçit ishte një burg politik i sigurisë së lartë, që ishte aktiv gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Burgu gjendet (gjendej) në fshatin Spaç. Në vitin 1973 në Burgun e Spaçit pati një rebelim të të burgosurve, të cilët arritën të ngrinin një flamur jo-komunist.

Një rebelim i ngjashëm u krye edhe në Burgun e Qafë Barit në vitin 1984 ku shpërthyen të njëjtat dufe e u ngritën kërkesa e dëshira për liri, që u shtypën njëlloj me dhunë e gjak.

Në burgun e Spaçit kanë vuajtur dënimet politike disa intelektualë të famshëm, ndër të cilët edhe Fatos Lubonja

Në Spaç me rastin e 50-vjetorit të revoltës do të bëhet një  tubim homazh ku do marrë pjesë dhe Presidenti Bajram Begaj

Monument

Burgu i Spaçit është një monument i trashëgimisë kulturore në Spac, rrethi i Mirditës, në qarkun e LezhësShqipëri . Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “656/DT 05.12.2007“.

Ky burg është hapur në vitin 1968 dhe ka funksionuar deri në vitin 1988, e sipas të dhënave ka pasur mbi 1000 të burgosur. I ndërtuar për shfrytëzimin e Minierës së Spaçit ku nxirrej bakër dhe pirit. Janë rreth 7 godina që janë pjesë e burgut, por më tej ka edhe godina të tjera që kanë shërbyer si kampe për të burgosurit, por edhe ambientet që shërbenin si mjedis pune për njerëz të zonës. Ka qenë një kompleks minierash ku punonin jo vetëm të dënuarit. Aktualisht është në një gjendje tërësisht të shkatërruar. Ka një arkitekture tipike të periudhes komuniste me forma të rregullta. Burgu i Spaçit, mbetet një nga shëmbëlltyrat më të urryera të regjimit të egër që ka parë njerëzimi në diktaturë, u ndërtua në vitin 1968, në krahinën e Mirditës, vetëm një orë larg Milotit, përgjatë Rrugës së Kombit. Sot është i shpallur muze. I vendosur përqark një miniere të viteve 30-të, e hapur nga italianët, në një luginë të rrethuar mes malesh të larta për shfrytëzimin e mineralit të bakrit, u bë gjatë diktaturës varri e persekutimi çnjerëzor i të burgosurve politikë, të cilët jo vetëm se ishin të izoluar e të privuar nga liria, “kavje’’, por edhe të detyruar të punonin si skllevër të kohërave moderne në galeritë e vdekjes të një shteti burg në zemër të Europës. Në vitet 1970, numri i të burgosurve në atë burg arriti deri në 1 400 vetë. Është me vend të përmendet Revolta e famshme e Spaçit, ku më 21 maj të vitit 1973, të burgosurit politikë, të dërrmuar nga punët e rënda, kushtet e këqija, ushqimi i mangët, dhuna fizike, psikologjike dhe shkatërrimi i orientuar e i komanduar i personalitetit njerëzor, shpërthyen në një revoltë të paparë masive, e cila do të jetojë gjatë në memorien kolektive se gjunjëzoi përkohësisht shtetin ideologjik të asaj kohe