Xhevat Mustafa: 14 maj 2023, fitore apo gjëmë…?

126
Sigal

 

më 14 maj 2023, me gjithësejt 38.22% votues e duke mos shkuar në qendrat e votimit shumica e rreth 500 mijë vetëve të ushtrisë së “elektoratit gri”, çka përbën këmbanë alarmi për të dy krahët e politikës, edhe për dy copat e PD-së si dhe me ato rezultate jo reale, jo të ndershme, por të tjetërsuara, apo të manipuluara ndjeshëm apo rëndshëm, fituan një tufë kryebashkiakësh, SHEFAT e tyre në Tiranë, ortakët e tyre në bashkitë respektive e gjetiu!”

Pas proçesit skandaloz dhe rezultatit jo të pastër, jo të sinqertë, jo të vërtetë dhe jo bindës në maskaradën zgjedhore të 14 majit 2023, natyrshëm e logjikshëm shumëkush mund të mendojë dhe formulojë, e pakta dy pyetje! E para, dita dhe “fitorja historike” e 14 majit 2023 e “të majtës” si dhe “humbja rrënuese dhe e turpshme” e opozitës, prej mbi 2 vjetësh si në gjendje kome e me armiq dhe kundërshtarë brenda vetes, qeveri-oligarkinë dhe aleatë të saj ndërkombëtarë, pra, mbetja pa opozitë si më 1989-1990, duhet të na shqetësojnë dhe frikësojnë apo të na gëzojnë dhe nxisin të festojmë, deri si të tërbuar nën tingujt pa muzikalitet të tallavave banale…? E dyta, rezultati faktik, por jo i vërtetë, nxjerrë nga “KQZ-ja qeveritare” apo çelibashiane, mund të na shtyjë të rimendojmë dhe riformulojmë kushedi për të satën herë pyetjen se përse ne si vend e si popull vazhdojmë të jemi prej afro 79 vjetësh robër, skllevër, peng i kësaj gjasme të majte, me emrat PKSH, PPSH, PSSH, Rilindje dhe, njëherazi, sipas një tradite të lashtë, “armiqtë më të mëdhenj të vetveves?! Arsyet janë të shumta dhe komplekse. Idealizmi, sipas meje është i fundit. Sepse ne si popull, sidomos pjesa, rreth 65-70% me banim, origjinë, mentalitet, nivel arsimor, kulturor, formimi demokratik apo fanatizmi fshataresk, duke pasur pakët dhe të vakët edhe besimin në Zot e në fe, nuk mund të kishim më të lartë besimin, devotshmërinë, besnikërinë ndaj “partisë së zemrës”. Lidhjet dhe bashkëjetesa partiake kane qenë dhe janë thjeshtë për ambicie dhe interesa pragmatiste, individualiste, karrieriste, meskine, të pista, të turpshme, kriminale… Ideologjia marskiste-leniniste apo përrallat e komunizmit dhe socializmit tek ne gjetën “shtrat të ngrohtë” apo një tokë e klimë tejet të favorshme. Shprehur edhe më shqip e troç fare” gjetën një popull, që mbi gjithçka, biles edhe ndaj njerëzve të afërm të familjeve, duke i spiunuar me dëshmi të sajuara dhe duke ua nxirë jetën për vite të tëra nëpër burgjet dhe kampet e internimit të ferrshme të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Spiro Kolekës, Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, Hekuran Isait, Simon Stefanit, Kristaq Ramës, Gramoz Ruçit…vendos paranë, përfitimet ngushtësisht personale dhe familjare…Jam i bindur se jo pak prej këtyreve nuk kanë përjetuar vramendje dhe vrasje në ndërgjegje, edhe kur kanë kaluar me mendjet dhe këmbët e veta edhe në mercenarizëm, antishqiptarizëm, tradhti, bashkautorësi, bashkëfajësi, prostitucion politik dhe ordiner, barbari edhe ndaj bashkëkombësve, bashkëqytetarëve, bashkëfshatarëve, miqve, shokëve, kolegëve…Realiteti shqiptar i këtyre mbi 78 vjetëve ka dëshmuar dhe shprehur me fakte të panumërta se ky kontigjent masiv apo kjo kope “ujqërish dhe hienash me fytyra njerëzore” për interesat ngushtësisht personale, familjare, klanore, ortakërore, nuk kanë ndjerë dhe nuk ndjejnë dhimbje as kur kanë “varrosur për së gjalli” apo kanë ” shkatërruar nga themelet” interesat, vlerat, traditat, historinë, trashëgiminë kombëtare e mbarëqytetare! As kur u kanë nxirë dhe shkurtuar jetët mijëra shqiptarëve apo bashkëkombësve…As nuk u bën përshtypje, as nuk ndjejnë dhimbje e pendesë, që edhe pas mbi 78 vitesh gjasme komunizëm e gjasme socializëm dhe pas 32 vitesh gjasme demokraci e gjasme kapitalizëm…jemi në këtë gjendje, të fundit ose të parafundit në Evropë për shumicën e treguesve të zhvillimit, mirëqenies, demokratizimit, integrimit…As pse, për paradoks tronditës dhe kriminal, jemi ndër të parët për plot të këqija, për korrupsion, për pasuri të tundshme e të patundshme të një tufe bosësh apo oligarkësh në biznese të gjithfarëllojshme, shumica me tesera, bindje, vota, miliona për Rama- parti-qeverinë e për oligarkinë dhe “investitorët strategjikë” shqiptarë e ndërkombëtarë. Të gjithë këta, nën hundën e drejtësisë shqiptare e të disa ambasadorëve të vendeve aleate, e kanë shndërruar Shqipërinë e vogël në një lavatriçe gjigande për pastrimin e parave të pista e të përgjakshme nga Ballkani e deri nga Amerika Latine…! Manipulimet me listat dhe aparaturat elektronike të identifikimit, shit-blerja masive e votave me para cash, me thasë me ushqime apo me kërcënimet për humbjen dhe premtimet për dhurimin e vendit të punës, për “fitorjen historike” të 14 majit 2023, shprehën lakuriq se për plot shqiptarë një dorë lekë më shumë në pagë, pension, biznes; një vend pune për vete, djalin, vajzën, nusen e djalit, dhëndrin, nipin, mbesën…vlejnë më shumë se ideali, ndershmëria, besa, miqësia, lagjja, qyteti, Shqipëria, historia, trashëgimia, identiteti kulturor e kombëtar…Edhe më rëndë: edhe se emri dhe dinjiteti i tyre, edhe se nderi i fëmijës e familjes, edhe se atdheu, edhe se Zoti…Prandaj , si vend e si popull, kemi lindur edhe heronj legjendarë, me emër, respektim dhe famë deri përtej kufijve shqiptarë; edhe mercenarë, tradhtarë apo antishqiptarë të paparë! Duke e përmbyllur fare SHQIP dhe TROÇ: më 14 maj 2023, me gjithësejt 38.22%  votues e duke mos shkuar në qendrat e votimit shumica e rreth 500 mijë vetëve të ushtrisë së “elektoratit gri”, çka përbën këmbanë alarmi për të dy krahët e politikës, edhe për dy copat e PD-së si dhe me ato rezultare jo reale, jo të ndershme, por të tjetërsuara apo të manipuluara ndjeshëm apo rëndshëm, fituan një tufë kryebashkiakësh, SHEFAT e tyre në Tiranë, ortakët e tyre në bashkitë respektive e gjetiu! Po kështu na shërben vetëm për mirë nëqoftëse e dëgjojmë si këmbanë të fortë alarmi edhe faktin se shumicën e votuesve të 14 majit, sikurse edhe në zgjedhjet e mëparëshme, e përbënin rreth 140-150 mijë mijë të punësuarit në administratën publike, për të cilët vota nuk është bindje politike apo ideal, por “mjet”për vend pune për vete dhe për familiarët e tyre të afërt!

Është pikërisht ky kontigjent që paguhet nga të gjithë taksapaguesit shqiptarë, të majtë, të djathtë, të pavarur, që prej vitesh, për nënshtrim ndaj presioneve të shefave dhe patronazhistëve si dhe për faj të shumicës tonë, po vendos me egoizëm, ligësi,  papërgjegjshmëri, pandjeshmëri njerëzore e sociale mbarëvendore, për fatin e shqiptarëve. “Fitorja” e Rama-parti-qeverisjes më 14 maj 2023 na vlen të gjithëve për të sotmen dhe të ardhmen nëqoftëse “e përkthejmë në shqip” edhe si një ngjarje tragjike e jo lehtësisht kalimtare. Politikanët dhe pushtetarët rilindas prej mëse 9 vitesh e  kanë zënë popullin shqiptar  për gryke, për nga buka e gojës dhe vendi i punës, duke e shrytëzuar fukurallëkun e një pjese të madhe të tyre  për të qëndruar sa më gjatë mbi kurriz të tyre. Ka vite që shprehet qartë se sa më i varfër bëhet populli, aq më i egër është sundimi dhe pasurimi i oligarkisë së pangopshme shqiptare politike, partiake, pushtetore, biznesore, ordinere…. Nuk kërkon fare vramendje për të kuptuar se  humbësit e mëdhenj edhe më 14 maj 2023, ashtu si në maskaradat zgjedhore të mëparshme, janë shumica e popullit, që kanë mbi 78 vjet që humbin dhe i mashtrojnë si fëmijë të pandehin se “fitojnë edhe duke humbur”, duke kërcyer tallava…apo duke fluturuar mbi… presh!!!???