Katër adoleshentët që goditën për vdekje 15-vjeçarin F.B në Gramsh, do të dalin ditën e sotme para gjykatës ku pritët të marrin dënimin në lidhje me veprën e rëndë.
6 adoleshentët janë konfliktuar mes tyre në brendësi të një lagje, pranë shkollës “Asllan Shahini” në Gramsh, njëri prej tyre i pajisur me thikë dhe dorezë hekuri ka qëlluar për vdekje F.B 15 vjeç ndërsa është plagosur kushëriri i tij M.L.
Sipas dëshmive të mëtejshme në vendin e ngjarjes, vetëm dy kushërinjtë ishin nxënës të shkollës “Asllan Shahini”, katër fëmijët e tjerë ishin banues në fshatin Cërunjë. Pas konflikteve të rrjetet sociale ata kanë udhëtuar drejt dhe i kanë pritur dy kushërinjtë derisa kanë mbaruar mësimin, për t’u zënë pritë pak më tutje, në mënyrë që të mos dukeshin nga shkolla.






















