Firmoset çmenduria e radhës, edhe korrupsioni do të jepet me PPP

202
Sigal

Është rasti i parë në botë kjo lloj PPP-je, por është e vërtetë, që me Vendim Nr. 327, datë 29.5.2024, qeveria autorizon Ministrin e Drejtësisë dhe Ministren e Anti-korrupsion, të negociojnë me firmën me pronar gjerman dhe të regjistruar në“Boston Consulting Group”, për konsulence ndaj qeverisë për të zbuluar shkaqet e korrupsionit dhe cilët zyrtar vjedhin më shumë. Ndërko që sipas Zërit të Amerikës  një anketë me qytetarët dëshmon se: Korrupsioni është kërcënimi më serioz  për sigurinë  e Shqipërisë

Pas shëndetësisë, bregdetit për resorte, reparteve ushtarake, rrugëve, zonave të mbrojtura natyrore, mbetjeve, porteve detare, aeroporteve, lumenjve për HEC-e, ngjyrosjes së karburanteve rilindja ka vendosur të japë me koncesion dhe luftën kundër korrupsionit me vlerë totale 40 milionë Euro, me argumentin se do eliminohet korrupsioni në qeverinë shqiptare. 

 Pas shëndetësisë, bregdetit për resorte, reparteve ushtarake, rrugëve, zonave të mbrojtura natyrore, mbetjeve, porteve detare, aeroporteve, lumenjve për HEC-e, ngjyrosjes së karburanteve etj.etj., kryeministri Edi Rama ka vendosur të japë me koncesion dhe luftën kundër korrupsionit.

Është rasti i parë në botë kjo lloj PPP-je, por është e vërtetë, që me Vendim Nr. 327, datë 29.5.2024, Edi Rama autorizon Ministrin e Drejtësisë dhe Ministren e Anti-korrupsion, të negociojnë me firmën “Boston Consulting Group”, për konsulence ndaj qeverisë.

Sipas objektit të vendimit, kjo firmë gjermane e regjistruar në Boston-SHBA me pronar e drejtor gjermanin Christoph Schëeizer, pasi të zbulojë shkaqet dhe qendrat e korrupsionit në Shqipëri, do hartojë dhe mbikqyrë platformën e luftës kundër korrupsionit, me këto tre shërbime teorike:

  1. Identifikimin e mekanizmave dhe dhënie rekomandimesh për luftën kundër korrupsionit, me bazë rishikimin e organizimit të institucioneve shtetërore, strukturën e sistemit ministror dhe vendimeve, me qëllim rritjen e eficiencës dhe eliminimin e hapësirave korruptive.
  2. Analiza dhe rekomandime, me qëllim parandalimin e korrupsionit në ofrimin e shërbimeve publike, përmes rritjes së eficiencës dhe një modeli të ri llogaridhënës nga nëpunësit.
  3. Analizë dhe rekomandime, për idenë e përdorimit të inteligjencës artificiale në vendim-marrje, shërbimeve në tenderë dhe shërbime publike, me qëllim eliminimin e çdo mundësie korrupsioni.

Është rasti i parë në botë kjo lloj PPP-je, por është e vërtetë, që me Vendim Nr. 327, datë 29.5.2024, kryeministri autorizon Ministrin e Drejtësisë dhe Ministren e Anti-korrupsion, të negociojnë me firmën “Boston Consulting Group”, për konsulence ndaj qeverisë.

Sipas vendimit kemi të bëjmë me një PPP absurde në luftën kundër korrupsionit, kur qeveria ka Drejtori Anti-korrupsion në Kryeministri; Ministri Anti-korrupsioni; Drejtori të Parandalim-Pastrimit të Parave; Taskë-Forcë Anti-Korrupsion; Anti-krim Financiar; Agjenci Prokurimesh me detyrë parandalimin e tenderëve abuziv, Komision Hetimi të Tenderëve dhe Drejtori Auditi në 578 institucione, që kanë detyrë zbulimin dhe kallëzimin e korrupsionit në SPAK.

Mjafton ky fakt, për të thënë se Babloku ka vendosur të sajojë këtë PPP për gjoja luftën kundër korrupsionit; jo se ka synim të ndalojë vjedhjet e tij, të ministrave, drejtorëve, kryebashkiakëve e bizneseve klienteliste të lidhur më të, por si qokë ndaj ndonjë miku të tij.

Sepse firma “Boston Consulting Group”, nuk merret me projekte studimore anti-korrupsion, por vetëm me konsulenca krijimi biznesesh, shit-blerjes së pasurive, kapitaleve dhe transaksioneve.

Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti” nga Ministria e Financave; PPP-ja e gjoja luftës kundër korrupsionit, do jepet me tavan pagese 4 milionë Euro në vit dhe afat 5 vite, por me të drejtën, të përsëritet dhe 5 vite të tjerë me vlerë totale 40 milionë Euro, me argumentin se do eliminohet korrupsioni në qeverinë shqiptare.

Mirëpo edhe vetë PPP-ja, që thuhet se ka për qëllim luftën kundër korrupsionit; po jepet pa garë, duke e përcaktuar me emër në vendim qeverie, firmën që do ta marrë me ankand formal.

Siç ka dhënë PPP-të në shëndetësi, landfillet, tokat e plazhet për resorte, kulla, aeroportin e Vlorës, Portin Sarandë për Artan Dulakun, rrugën e Arbërit, Kardhiq-Delvinë e Thumanë-Kashar, që i janë dhënë Rrok Gjokës e Bashkim Ulajt dhe shumë PPP të tjera.