Nxënësit e klasës së 9-të do të testohen ditën e sotme në gjuhën shqipe. Ky është provimi i parë i minimaturës. Mësohet se në këtë provim do të testohen 28 mijë nxënës në të gjithë vendin.
Ministria e Arsimit dhe Sportit theksoi se provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të institucioneve arsimore.






















