Dr. Adriatik Mateli: Si duhet të mbajë kontakt administrata tatimore me tatimpaguesit për nevojat e biznesit

290
Sigal

 

Biznesi privat, në vendet e tranzicionit, përballet në vështirësi kur hyn në marrëdhënie me qeverinë

  Administrata tatimore e një vendi, është ndër të paktat organe të sektorit public, që prek drejtpërsëdrejti jetën e përditshme të qytetarëve dhe veprimtarive ekonomike të vendit dhe ndoshta ka ndikim më të madh mbi to. Punonjësit e administratës tatimore, janë ndër zyrtarët shtetëror më të kontaktuar dhe shpesh, janë për publikun pasqyra që tregon nëse qeveria është në rrugë të drejtë a të gabuar. Për këtë arsye, punonjësit e administratës tatimore duhet të manifestojnë përgjegjshmëri, integritet dhe cilësi nga më të lartat.

Një sistem efikas dhe efektiv i administratës tatimore është jetësor për mbarëvajtjen e sistemit tatimor të çdo vendi.

Administrata tatimore duhet të krijojë kushte të barabarta për të gjitha veprimtaritë ekonomike në vend, për të mundësuar që të gjithë tatimpaguesit të përmbushin kërkesat për deklarime dhe pagesa vullnetare të tatimeve. Kjo çështje kërkon përpjekje serioze për zgjidhjen e problemeve të

krijuara nga ekonomia e zezë dhe informale: zgjidhje që do të ndikonte në zgjerimin e bazës tatimore dhe reduktimin e evazionit fiskal me efekte në rritjen e të ardhurave publike. Mospërfshirja e veprimtarive ekonomike informale në sistemin e taksimit, bën që tatimpaguesit, që zbatojnë ligjin dhe paguajnë tatime të përballen me konkurencë jo të ndershme në treg, gjë, që çon në uljen e bazës tatimore dhe reduktimin e mbledhjes së taksave në buxhetin e shtetit. Administrata tatimore duhet të balancojë rolin e saj edukativ dhe ndihmës, me rolin e zbatuesit të ligjit. Kjo ka qënë dhe mbetet një sfidë serioze e përhershme për vendet me një ekonomi në tranzicion dhe zhvillim, siç është edhe Shqipëria. Ekzistojnë disa pika kontakti ndërmjet tatimpaguesit dhe administrates tatimore. Këto kontakte mund të evidentohen dhe listohen në bazë të shpeshtësisë së kontaktit ndërmjet tyre. Kontakti i parë, që shikohet dukshëm krijohet para fillimit të veprimtarisë ekonomike dhe kur bëhet regjistrimi, i cili është parakusht për kryerjen e veprimtarive ekonomike. Megjithatë, tatimpaguesi mund të kontaktojë me administratën tatimore për të marrë informacion lidhur me procedurën e regjistrimit, kërkesat për vlerën dhe afatin e pagesës së tatimit, dokumentacionin, që kërkohet të mbahet për evidentimin e tatimeve, deklarimet, etj. Kontakte të mëtejshme mund të bëhen për të kërkuar informacion shtesë ose formularë, apo ndihmesë për zbatimin e procedurave ligjore. Gjithashtu, tatimpaguesit kontaktohen nga administrata tatimore për dhënie informacioni të gabuar në deklarata tatimore, mospërputhje e informacionit, që gjëndet në dosje me deklarimet e biznesit, kryerje kontrolli tatimor, mospagesë në kohë të detyrimeve tatimore, shkeljen e legjislacionit tatimor, etj.

Kontaktet që krijohen ndërmjet palëve, për administratën tatimore janë objekt i funksioneve operative që kryhen për njohjen, kuptimin dhe zbatimin e legjislacionit tatimor nga tatimpaguesit. Biznesi privat për vendet në tranzicion dhe zhvillim, shpesh përballet me vështirësi kur hynë në marrëdhënie me qeverinë në përgjithësi dhe me administratën tatimore në veçanti. Vështirësitë me autoritetet tatimore janë rezultati:

  1. Stabilitetit politik në vend.
  2. Politikave tatimore.
  3. Sigurisë në vend lidhur me ndryshimet e politikave tatimore.

Në fakt ndodh rrallë të mos dëgjosh ankesa rreth kompleksitetit, paqartësisë

në legjislacionin tatimor, shkallës së lartë të tatimeve dhe mungesës

së një strategjie fiskale që merr parasysh tatimet shoqërore dhe taksat lokale,

kur përcaktohet barra e përgjithshme tatimore vendosur mbi grupet e biznesit.

Në përmbushjen e përgjegjësive të tyre, administrata tatimore mund të

krijojë probleme për grupet e biznesit, kur ato vendosin kërkesa të komplikuara

për:

  •  zbatimin në kohë të procedurave ligjore;
  •  raportime dhe mbajtje dokumentacioni;
  •  inspektime dhe kontrolle mbi procedurat e parashikuara nga legjislacioni
  • tatimor;
  •  transparencë jo e plotë në veprimtarinë e administratës;
  •  masa jo efiçente kundër punonjësve të korruptuar;
  •  mosnjoftim i lindjes së detyrimeve tatimore, etj.
  • Ky mjedis administrativ dëmton ekonominë në tërësi dhe si rezultat
  • mjaft biznese reagojnë duke ndërmarrë hapa, që ndikojnë mbi bazën tatimore
  • dhe shmangie nga tatimi si:
  •  deklarim më pak të fitimeve;
  •  krijim të firmave fantazëm;
  •  rimbursim me anë të mashtrimit;
  •  mosregjistrim në organet tatimore dhe Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit;
  •  kryerja e transaksioneve me lekë në dorë;
  •  mosdorëzim të deklaratave;
  •  mosdeklarim të numrit të punonjësve;
  •  punë në të zezë;
  •  evazion dhe mashtrim tatimor, etj.

Ky reagim shton barrën mbi tatimpaguesit, që zbatojnë legjislacionin tatimor dhe i shtynë ata të mos respektojnë ligjin në të ardhmen. Rezultati është një rreth që tenton të ruajë statukuonë. E vetmja rrugë për përmirësimin e klimës me biznesin dhe zbatimin e legjislacionit tatimor, mbeten

reformat e thella në sistemin tatimor, e cila nga ana e saj stimulon rritjen ekonomike të vendit, duke vendosur procedura moderne administrimi, që afrohen me parimet e një administrimi të mirë dhe në funksion të kërkesave të taksapaguesve. Kjo gjë është veçanërisht e vërtetë për vende që kalojnë nga një ekonomi e planifikuar në një ekonomi tregu.

Klasifikimi i Tatimpaguesve

Administratat tatimore moderne organizohen mbi bazën e një historie të mëparshme politike, ekonomike, teknike dhe sociale dhe zhvillohen sipas orientimeve të ripërtërituara në funksion të maksimizimit të mbledhjes së tatimeve dhe taksave dhe nevojave të jetës shoqërore. Analiza ekonomike dhe shoqërore e taksave punon mbi përcaktues me shumë peshë rreth të cilit

organizon dhe klasifikon grupet e biznesit për përmbushjen e detyrimeve tatimore. Kërkesa kyçe për menaxhimin e një administrate tatimore modern mbetet klasifikimi apo strukturimi i grupeve të tatimpaguesve sipas disa specifikave dhe karakteristikave të përbashkëta që ato shfaqin, kontributit që ato japin në të ardhurat publike dhe risqet që ato paraqesin në mospërmbushjen e detyrimeve tatimore. Duke njohur një gjë të tillë, shumë vende i kanë organizuar administratat tatimore në bazë të veprimtarive tëklientëve duke i klasifikuar në grupe sipas disa kritereve të përcaktuara ligjore.

Logjika për t’u mbështetur rreth grupeve të tatimpaguesve mundëson administratën tatimore për të zhvilluar dhe implementuar një strategji përmbushjeje të detyrimeve për ofrimin e shërbimeve dhe zbatimin e programeve të masave shtërnguese duke marrë parasysh risqet e veçanta dhe

nevojat për çdo grup biznesi. Përvojat ndërkombëtare tregojnë se bizneset e vogla zakonisht përfaqësojnë numrin më të madh të njësive ekonomike, shpesh 80 deri në 90 përqind, kurse të ardhurat e gjeneruara nga veprimtaria e tyre zënë një pjesë të vogël të arkëtimeve në shkallë vendi më pak se 5-10 përqind.