Pogradeci përgatitet ethshëm për pandeminë e radhës!

195
Sigal

Speciale nga Kujtim Dashi/ Vazhdon ‘kafshimi’ i njërit prej parqeve më të bukura në Shqipëri. Ministria e Turizmit dhe bashkia e Pogradecit mbushin me pilota betoni li qenin dhe masakrojnë parkun e Drilonit në kulmin e sezonit turistik, për t’a kthyer në kantier ndërtimi, derisa një ditë të themi, larg qoftë, ish-parku i Pogradecit

 Pogradeci ‘Përgatitet” ethshëm për pandeminë e radhës!

Hambari i votave më 14 maj në zgjedhjet vendore, u mbush për të rregulluar e përmirësuar punet, por jo për të kundërtën, me e lëshue pa frena.

Prof. Skënder Selmi: Parku i Pogradecit është i patëdytë në botë!

Ka dy a tre ditë që pas një viti, thuajse, rikthehem dhe po çmallem me Pogradecin e përpiqem të vrojtoj ndryshimet e realizuara për sezonin e ri turistik. Janë të panumërta, ashtu si shumë prej tyre janë në proçes e sipër e të japin shpresë për një sezon të mbarë, më i mirë se ai i vitit referues 2019, i vitit të pandemisë, të cilit i është dhënë prej kohësh lamtumira. Për bukurinë e dobinë e tij nuk besoj të ketë njeri që të mos ketë dhënë mendime e konsiderata, por për këtë shënim, do të evokoj atë që më duket kuitesencial. Prof. Dr. Skënder Selimit, 1933/2015, profesori i parë dhe themeluesi i shkollës së baletit shqiptar, në një ndenje me të, kur punoja në Ministrinë e Kulturës, po i lavdëroja skajshëm parkun dhe ai më tha. Kam shëtitë botën, për arsye pune, por PARKU I POGRADECIT është i patëdytë në botë! Mirëpo edhe në 2023, kur janë shkrehur të gjitha masat anticovidiane dhe OBSH, kohë më parë e ka shpallur të mbyllur në shkallë botërore këtë pandemi, në Pogradec nuk duan t’ia dijnë fare. Pogradeci ”përgatitet” ethshëm për p a n d e m i n ë e radhës!….E çuditshme, po e vërtetë! Më parë le të sqarojmë njohësit, frekuentuesit dhe dashamirët e këtij qyteti turistik liqenor nga më të bukurit dhe të rekomanduar për njerëzit me probleme shëndetësore. Gjatë kohës së pandemisë 2019-2022, për shkak të masave parandaluese, për të pasur një turizëm afër normalitetit, organet përkatëse të pushtetit vendor e panë të udhës që lokaleve të shërbimit bar, bufe e restorante t’u jepnin zgjerim, respektivisht përballë çdo lokali, por në park, mbi bulevard, ngjitur me trotuarin.

U ngritën struktura të përkohshme e portative, përshtatur për shtesa kapacitetesh shërbimi. Me sa jam në dijeni ishte një gjetje e drejtë e ndihmuese për bizneset e shërbimit. Mbaroi sezoni i parë me këtë përshtatje dhe strukturat mbetën, bari u bë anemik nën dërrasa, një vit më pas ato ishin hequr dhe dëmi i shkaktuar ishte rikuperuar. Siç thashë, kur masat prevenuese për pandeminë ranë, parku i ngjan sivjet një kantjeri ndërtimi, jo butaforik, ku po ringrihen sërish ”shtesat”. E jo vetëm po ngrihen, por edhe oreksi siç thuhet vjen duke ngrënë. Këto struktura portative po zgjerohen edhe më shumë, çka do të thotë se sipërfaqja e gjelbër, bari, po shtypet e ngjishet dhe zgjerohet e zgjerohet pangopshëm e pamëshirshëm. Hambari i votave me 14 maj ne zgjedhjet vendore, u mbush për të rregulluar e përmirësuar punët, por jo për të kundërtën, me e lëshue pa frena. Natyrisht që këto shtesa ose ”dalje në park”, dhe këto mbishtesa ose zgjerime, janë bërë sërish po me vendimet e organeve vendore! Por mbi çargument, kur lokalet, baret, restorantet deri në 2019 shërbimet i kryenin brenda ndërtesave, në katet e para të ndërtesave, përse tani? Mos vallë përgatiten për pandeminë e radhës? Po Ministria e Mjedisit qysh i lejon? Përse nuk reagojnë? Çfarë dëmi dhe përfitimi ka taksapaguesi? Një zgjidhje e përkohshme, e detyrueshme nuk ka arsye që të kthehet në ligjësi, duke kafshuar e rrënuar parkun derisa një ditë të themi, larg qoftë, ish-parku i Pogradecit.

 

Parku Kombëtar i Drilonit

Driloni apo Voloreka siç e quajnë Pogradecarët, është një nga mrekullitë që natyra ka krijuar. Ai ndodhet 5 km në lindje të Pogradecit, fare pranë fshatit turistik të Tushemishtit.

Driloni është një burim karstik që përbëhet nga tre vija uji, që rrjedhin për t’u derdhur disa dhjetra metra më tej, në bregun jug-lindor të liqenit.

Njëri prej tyre, ai më kryesori krijon një basen të madh ujor, ku mund të shëtitësh, vozitësh me varkë, të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur.

Pemët e vërrisë, rrapit, plepit, shelgjeve lotues apo kallamishtet e bëjnë më të freskët dhe më të pastër ajrin.

Ndërsa mjelmat dhe shpendët e tjerë, që gjallojnë këtu, si dhe peshku i freskët, ofronë një peisazh të mrekullueshëm.

Burimet e lumit të Drilonit rrëzë kodrave dhe kanë një pamje të pakrahasueshme. Këtë monument natyre mund ta vizitoni në qoftë se ndiqni rrugën Pogradec – Doganë – Shën Naum. Ai është një burim i madh që buron me rrjedhje vertikale të ujit në fund të bllokut gëlqeror, duke vazhduar më pas rrjedhjen në Liqenin e Ohrit. Uji vjen nga Liqeni i Prespës përmes Malit të Thatë. Uji më pas del jashtë si një burim i madh i veçantë me një rrjedhje prej 7 m³/s.

Përgjatë një pjese të lumit të Drilonit shtrihet edhe Parku i Drilonit, i cili është i rrethuar me bimësi të dendur dhe ka një botë të pasur kafshësh. Ky vend ka qenë i preferuar për të kaluar pushimet nga Mbreti Zog dhe nga Enver Hoxha. Ju mund të vizitoni shtëpinë e tij, që tashmë është shndërruar në hotel dhe restorant.