“Vodafone” dhe “ONE” “mbretërojnë” në tregun shqiptar. Si heshtin institucionet ndaj rritjes së çmimeve dhe “tregut të zi

124
Sigal

 

Shqiptarët nuk kanë alternativë zgjedhjeje. Pjesa më e rëndë nga kompanitë është mungesa e transparencës, të cilat veprojnë tërësisht të lira, pa i dhënë informacione të plota abonentëve për tarifat ndërkombëtare dhe pa pasur monitorim nga organet shtetërore.

“Arbitrazh” rritjen e çmimeve të kompanive celulare, ku si pasojë është bërë rëndimi i xhepave të qytetarëve, gjë për të cilën KLSH dhe AKEP nuk kanë bërë ndonjë reagim. Megjithatë 4 vite më parë KLSH ka bërë një raport mbi tregun e kompanive celulare: Tregu i telefonisë celulare ka përqendrim të lartë, duke reflektuar një strukturë oligopoli dhe kjo për shkak të rritjes gjithnjë e më shumë në treg të sipërmarrësit me pjesën më të madhe të tregut.

Duopoli i kompanive celulare.

Në Shqipëri kanë mbetur vetëm dy kompani për shërbimet celulare duke përforcuar kështu pozitat e duopolit. Të dyja këto kompani kanë rritur me 20% paketat minimale. Konkretisht kompania “One Telecomunications” ka rritur me 100 lekë paketën “Unlimited S” nga 500 lekë në 600 lekë sipas tarifave të shërbimit të publikuara nga dhjetor 2021 në dhjetor 2022 prej AKEP. “One Telecomunications” ka rritur me 100 lekë paketën “M” sipas tarifave të shërbimit të publikuara nga dhjetor 2021 në dhjetor 2022 prej Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Kompania “Vodafone” ka rritur me 100 lekë paketën “Vodafone basic” nga 500 lekë në 600 lekë sipas tarifave të shërbimit të publikuara nga dhjetor 2020 në 2021 nga AKEP. Gjithashtu “Vodafone” ka rritur paketën “Vodafone Standard” me 100 lekë në vitin 2023 sipas të dhënave të grumbulluara.

Megjithatë pjesa më e rëndë nga kompanitë është mungesa e transparencës, të cilat veprojnë tërësisht të lira, pa i dhënë informacione të plota abonentëve për tarifat ndërkombëtare dhe pa pasur monitorim nga organet shtetërore.

“Arbitrazh” ishte pranë dyqaneve “One Telecommunications” dhe “Vodafone”, por nuk arriti të merrte një broshurë ose informacion të saktë për çmimet e thirrjeve ndërkombëtare nga Shqipëria drejt vendeve të huaja. “Arbitrazh” kontaktoi shërbimin telefonik, por të dyja kompanitë nuk ishin në gjendje të ofronin tarifa specifike për thirrjet ndërkombëtare dhe linqe tek faqet online për të verifikuar çmimet.

Në rregulloren e miratuar nga AKEP parashikohet qartësisht në nenin 6, se forma e publikimit dhe dhënies së informacionit duhet të jetë e shkruar në mënyrë të qartë në faqen e Internetit të sipërmarrësit, në pikat e shitjes të veta, të agjentëve dhe/ose të distributorëve të tij, zyrat e sipërmarrësit nëse këto përdoren edhe si pika shitje. “Arbitrazh” kontaktoi kryetarin e AKEP  nëpërmjet postës elektronike, por edhe ky institucion edhe pse është në dijeni të problematikës, deri tani nuk ka reaguar zyrtarisht.

Kush janë aksionerët e dy kompanive?

Nga kërkimet e “Arbitrazh” rezulton se “Vodafone Albania” është me pronarë nga Hollanda, e cila është një parajsë offshore ku pronarët ruajnë të drejtën e anonimatit. Në 23 janar grupi grek OTE, në pronësi të rrjetit gjerman “Deutsche Telecom”, e cila zotëronte 99.79% të aksioneve të Telecom Albania njoftoi zyrtarisht se “OTE” kishte hyrë në marrëveshje për të shitur kuotat e “Telekom Albania Sh.A.” te kompania bullgare “Albania Telecom Invest AD” për një shumë totale prej 50 milionë eurosh. Dy janë aksionerët e saj. Sipas Dimitrov Rusev me 51% të aksioneve dhe Elvin Vehip Guri me 49% të aksioneve një investitor bullgaro-shqiptar.

Por kush është Dimitrov Rusev? Roussev ka qenë i lidhur më parë me akuza serioze për krim të organizuar dhe lidhje me banka të dyshimta ruse sipas një investigimi nga Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OÇRP) në dhjetor 2015 thotë se Roussev është etiketuar oligarku i krahut të djathtë kardinali dhe rezulton i lidhur me figura të shquara në qarqet bullgare të krimit të organizuar si Ivan “Doktori” Todorov, Vasil Kafka Bozhkov dhe Petar Amigos Petrov.

“Arbitrazh” në tregun e zi

Problemi tjetër serioz është shitja e numrave Vodafone dhe One Telecommunications në treg të zi, të cilat përdoren për aktivitete të dyshimta. Edhe pse jo të gjithë numrat telefonik celularë, që tregtohen në tregun e zi, në vendin e quajtur tek dollari në Tiranë, nuk përdoren për krime, nuk përjashtohet mundësia që shumica të kenë qëllim shmangien nga ligji të njerëzve problematikë, për policinë e shtetit, por edhe për krimet që ata mundet të kryejnë.“Arbitrazh” ka mundur të blejë lehtësisht dy numra telefonik, një Vodafone dhe një ONE, ku një kambist që i mbante këta numra deklaroi se nuk janë të regjistruar dhe çmimi i shitjes së tyre është disa herë më i lartë se në dyqanet e kompanive. Avokatja: “Nisur nga kriminaliteti në rritje në vendin tonë e sidomos përdorimi i minave me shpërthim me anë të celularëve të them të drejtën nuk do e besoja që sot për më tepër në mes të Tiranës të shiteshin numra telefonik të paregjistruar. Kjo nuk duhej të ndodhte dhe është detyrë edhe e policisë së shtetit dhe prokurorisë të nisë hetimet për këtë situatë, pasi pamjet dhe bisedat janë mjaft të qartë dhe mendoj që hetimet nuk duhet të jenë vetëm tek një individ që i shet për të fituar në treg, por nga kanë ardhur këta numra telefonik, përse nuk janë regjistruar dhe në raste se janë të regjistruar kujt i përkasin, pasi nesër mundet të përdoren nga kriminel.“Arbitrazh” gjithashtu ka kryer edhe disa biseda në dyqanet e kompanive celulare, mbi disa shërbime që këto kompani nuk sigurojnë, duke përmendur këtu mungesën e ofertave me Rusinë, Ukrainën dhe Qipron.

Qytetarët shqiptarë u janë përgjigjur pyetjeve mbi rritjen e tarifave nga kompanitë celulare.

Çfarë kompanie përdorni?

Vodafone.

A e dini që janë shtrenjtuar tarifat?

E dimë, presim tetorin.

Për çfarë e prisni tetorin?

Për uljen e çmimeve.

Mes dy kompanive, qytetarët thonë që çmimet janë shumë të larta për ta, megjithatë shprehen që nuk dinë se ku mund të apelojnë një problematikë të tillë, duke qenë se dhe në dyqanet e kompanive nuk kanë mundur të marrin ndonjë zgjidhje.

Çfarë kompanie përdorni?

Unë përdor nga halli, meqë doli AMC e para. Një herë unë kam paguar 750 mijë lekë, gjoja firma.

A e dini që janë rritur tarifat?

Janë rritur jo shumë po mbarojnë. Sot e kam bërë 16 mijë lekë edhe mbaron, po ku të ankohesh. Gjithmonë populli e ha sëpatën.

Duket sikur përballë kësaj vështirësie, qytetarët nuk e kanë informacionin apo një mundësi për të pasur një ndryshim në tarifimin e tyre nga dy kompanitë e vetme që janë aktualisht në treg.

Çfarë kompanie përdorni?

Vodafone.

A e dini që janë rritur tarifat?

Po, janë të papërballueshme për ne.

A keni një apel për këtë?

Duhet të ulen tarifat, sidomos për ne me abone.

Një prej qytetarëve të pyetur është përgjigjur duke thënë që qeveria nuk ka asgjë në dorë për t’i dhënë një zgjidhje kësaj situate.

Çfarë kompanie përdorni?

One.

Çfarë oferte bëni?

Mujore.

A e dini që janë rritur tarifat?

E dimë po ça t’i bëjmë ne?!

Keni bërë ndonjë ankesë?

Ankesa ku…

Keni ndonjë apel?

Ça apeli, qeveria s’ka asgjë në dorë.

Eksperti i IT-së, Edmond Liçaj ka thënë se në vendin tonë ka tarifa të larta në raport me të ardhurat.

Edmond Liçaj: Shqiptarët nuk kanë alternativë zgjedhjeje. Duhet të shohim dhe historikun si ka qenë. Kemi pasur edhe me nje kompani si në 95′. Rregullatori i këtyre janë institucionet shtetërore. Në Shqipëri ka tarifa më të larta në raport me të ardhurat. Janë marrë masa si për Vodafone edhe ONE, por qytetarët nuk e dinë këtë. Sakaq eksperti Fatjon Softa u shpreh për emisionin “Arbitrazh” për numrat që shiten të paregjistruar në tregun e zi, të cilat shpesh herë përdoren edhe nga grupet kriminale.“Përdorimi i skedave SIM të paregjistruara, këto skeda shiten nga 20-25 mijë lekë. Nga persona, që mund të kenë qëllime kriminale dhe teroriste. Shpesh janë përdorur në vendosjen e eksplozivëve. Përdoren për komunikim mes grupeve, që merren edhe me gjobvënie”,- tha ai mes tjerash.