Radhë të gjata në kufi, marrëveshja mes dy qeverive për lëvizjen e lirë Shqipëri-Kosovë, mbetet në letër

183
Sigal

 Qytetarët: Bëjnë vetëm propagandë, trau duhet të ishte i ngritur!

Ditën e premte  u zhvillua mbledhja e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës , në qytetin e Elbasanit. 16 marrëveshje u nënshkruan, nga ku u ndalën konkretisht te lëvizja e qytetarëve duke kërkuar që të shmanget kaosi me radhët e gjata në doganë për sezonin e ardhshëm turistik dhe përditshmëri.

Në pikën kryesore të kalimit mes vendeve tona, u ra dakord do të vënë një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim dhe kamerat do të regjistrojnë çdo gjë përsa i përket identitetit të makinës që kalon përmes leximit të targës dhe çdo gjë do të jetë automatike pa pasur nevojë fare të ndalojë në kufi.

Dje hyri në fuqi marrëveshja se gjatë fundjavës së festave të nëntorit s’do të ketë kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri teksa ende pa u tharë  boja e firmës nisën burokracitë në kufi, duke lënë një varg të gjatë makinash në pritje .

Nga hyrja në fuqi e lehtësimit të masave në pikën kufitare Morinë dhe Vërmicë procedurat e  ngadalta janë bërë shkak, duke krijuar edhe radhë në kufi, qytetarët shprehën të indinjuar.

“Kemi ngelur në radhë për të ikur në Kosovë, marrëveshja ishte që për festat e nëntorit, por asgjë skanë bërë, sa herë ata bëjnë marrëveshje ata: është më keq radha këtu, këtë e dimë të sigurt. Është çdo gjë për letra, vetëm propagandë, ja siç e shikoni radhën. Po shkojmë që ta festojmë 28 vjetorin në Kosovë”,- u shpreh qytetari.

“Po shkojmë në Kosovë, prisnim që trau të ishte i hapur, por realiteti është i kundërt. Dy qeveritë ranë dakord, por marrëveshje, trau të ishte i ngritur edhe sot që është dita e festës, faktikisht realiteti është i kundërt. Çdo marrëveshje ka ngelur në kuadrin e letrave, duhet të realizohet edhe në praktikë. Sot po shkojmë për të festuar në Prizren”,- thotë një qytetar tjetër.