Do rritet çmimi i ujit, kush konsumojnë mbi 150 litra në ditë

400
Sigal

Skema e re: Edhe pse Shqipëria është e 3-ta në Evropë për burimet ujore, qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpi. ERRU, propozon vendosjen e fashave të tarifimit, duke kërkuar që kush konsumon më shumë se 150 litra ujë në ditë do paguajnë çmim më të lartë për çdo litër

 

Edhe pse Shqipëria është e 3-ta në Evropë për burimet ujore, qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpi .Enti Rregullatori i Ujit propozon vendosjen e fashave të tarifimit, duke kërkuar që çmimi të jetë më i lartë për çdo litër ujë që tejkalon sasinë prej 150 litra

Edhe pse Shqipëria është e 3-ta në Evropë për burimet ujore, qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpi. Asnjë ujësjellës nuk e vlerëson aktin higjieno-sanitar. Çdo person duhet të konsumojë 3 litra ujë në ditë dhe për 1 familje me 4 persona, shpenzohen 2500 lekë në ditë ose mbi 75 mijë në muaj. Kësaj vlere duhet ti shtohet edhe fatura me taksat e Ujësjellësit, ku vlera totale është e barabartë me 1 pension mujor. Shqipëria paguan ccmimin më të lartë në rajon për ujin , ndërkohë vende si Gjermania dhe Austria e kanë falas. Qeveria, gati skemën me fasha për tarifimin e ujit pas asaj me fashën e energjisë. Enti Rregullatori i Ujit propozon vendosjen e fashave të tarifimit, duke kërkuar që çmimi të jetë më i lartë për çdo litër ujë që tejkalon sasinë prej 150 litra për banor. Nëse llogarisim , tre herë për nevojat personale për një person harxhojnë 30 litra dhe 4-5 herë për të larë duart ikin dhe përafërsisht 10 litra , nëse do llogarisim dhe larjen, gatimin dhe të tjera nevoja të domosdoshme që kryen uji që e hedhin poshtë diskutimin për të vënë edhe kusht në numrin e litrave që duhet harxhuar.Kjo skemë është e ngjashme me atë që qeveria po synon të rikthejë për energjinë elektrike, teksa kreu i ERRU-së, Ndriçim Shani thotë se sipas përllogaritjeve, një qytetar konsumon mesatarisht 100 litra ujë në ditë.Megjithatë, mbetet e paqartë sesi do të bëhet përllogaritja e litrave për banor, duke qenë se pagesat e ujit bëhen mbi bazë kontrate dhe jo individësh.Ndërkaq, metodologjia e re tarifikimit të ujit parashikon gjithashtu, që për klientët publikë dhe ata privatë shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve të aplikojnë çmime 2-fish më të larta, ndërsa për ndotësit e mëdhenj, 3-fish më shumë.Të dhënat u bënë me dije gjatë prezantimit të metodologjisë së re të përllogaritjes së tarifave të ujit, të miratuar në fund të vitit të kaluar nga Enti Rregullator i Ujit.Kjo metodologji përfshin vendosjen e tarifave nën metodën “çmimi tavan”, që parashikon që nga pagesat e ujit, të mbulohen jo vetëm nevojat për të ardhura të shoqërisë, për mbulimin e kostove të operimit, por edhe mbulimin e kostove të investimeve që kryhen nga ujësjellësit.

Shkrihen” 43 kompani ujësjellësish

Ndërkohë, qeveria ka propozuar krijimin e 15 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, nga 58 kompani të cilat janë aktualisht. Shifra bëhet me dije nga Enti Rregullator i Ujit.

Punonjësit e Ujësjellësit në Cërrik, tre muaj pa marrë rrogën, nuk ankohen se i heqin nga puna

Punonjësit e Ujësjellësit në Cërrik, kanë tre muaj pa marrë rrogën.” Kështu është shprehur për joq një nga punonjësit e ujësjellësit në qytetin e Cërrikut. Ai shprehet se ata janë ankuar tek bashkia që drejtohet nga Andis Salla, por u është thenë se duhet të presin, pasi janë debitorë.
E vetmja gjë që u thuhet janë premtimet boshe. Ndër të tjera ai shton se nuk ankohen dot më shumë, pasi kanë frikë se mos humbin vendin e punës. Punonjësi shkruan: Ju lutem postojeni pak këtë sms. Jam një punëtor që punoj në ujësjellës në Cërrik dhe kemi 3 muaj pa marrë pagat. I bëj thirrje Kryeministrit Edi Rama të mari masa sa me parë për këtë punë, sa herë ky zanat me pagat ,prandaj nëse Edi Rama nuk sjellë kontrolle që të shikojnë ça bëhet me pagat do të dalim në protestë për rrogat. Ku të ankohemi ku të vemi po ta ngresh zërin të nxjerrin nga puna, nëse e postoni këtë ju faleminderit nga zemra. Jemi ankuar por na thonë që s’ka rroga jemi debitor te uji ,por do i merni na mbajnë me shpresë iku muaj i pare, i dyti, ka hy i treti. Janë 200 puntorë që si kanë marrë, të ankohen kanë frik se i përzejnë nga puna, se ngrem dot zërin.