Tradhtoi moderatoren pas 21 vitesh martesë, bashkëshorti thyen heshtjen

723
Sigal

Për herë të parë, ish-bashkëshorti i moderatores amerikane Wendy Williams ka thyer heshtjen për divorcin.

Gjashtë ditë pasi Wendy dërgoi kërkesë për divorc, Kevin Hunter bëri një deklaratë ku thoshte: “Para 28 vitesh, takova një grua të mrekullueshme: Wendy William. Në atë kohë, jo vetëm që do të bëhej gruaja ime, por do të ndryshonte botën e shoëbizit. Unë i kam dedikuar pjesën më të madhe të jetës biznesit të Wendy William, një person që e dua me të vërtetë dhe e respektoj pa kushte.

Unë nuk jam krenar për veprimet e mia dhe mbaj përgjegjësi të plotë, si dhe i kërkoj falje gruas time, familjes time dhe fansave të saj. Po përjetoj një periudhë relektimi dhe po përpiqem të regulloj disa gabime. Nuk ka rëndësi si do jetë e ardhmja, ne vazhdojmë të jemi familja Hunter dhe unë do vijoj të punoj e të mbështes gruan time në biznesin e saj. Do ju kërkoja që të na jepnit mua dhe familjes time pak privatësi. Faleminderit.”

Kërkesa për divorc e moderatores Wendy Williams erdhi pasi zbuloi tradhtinë e të shoqit me terapisten Sharina Hudson. Ata kishin 10 vite që mbanin të fshehtë lidhjen, por e gjitha u zbulua kur Sharina solli në jetë fëmijën e saj me Kevin Hunter në fund të marsit.