Habit këngëtari i njohur shqiptar: Kam luajtur futboll kundër Ibrahimoviç

472
Sigal

Këngëtari i njohur Blero ka befasur me deklarëtn e tij të fundit, ku ka zbuluar disa detaje interesante.

Blero ka qenë i ftuar mbrëmë në “Prive”, ku zbuloi disa detaje që nuk i kemi ditur për të.

Mes të tjerash, këngëtari zbuloi se vite më parë kishte patur rastin të luante kundër futbollistit të famshëm, Zlatan Ibrahimovic.

“Kur kam qenë më i ri, isha aktiv në futboll, në Suedi. Më ka ra me luajtur një herë kundër futbollistit shumë të famshëm, që tash njihet në krejt botën, Zlatan Ibrahimovic”, ka thënë Blero.

Këngëtari shtoi se ekipi i tij kishte zhvilluar ndeshje kundër ekipit të futbollistit, për kupën e Suedisë.

“Ka qenë një ndjenjë interesante, në atë kohë ishte normale veç lojë, por tash pas 15-16 vitesh, ai është bërë yll i botës në futboll, është legjendë. Është interesant kur i thua dikujt që unë kam luajtur kundër tij”, ka shtuar Blero.