Sozia e Tunës sjell baladën e re

483
Sigal

Në sekondat e para, të gjithë do ta ngatërronin me këngëtaren Tuna. Në të vërtetë quhet Albulena Ukaj dhe ka disa kohë që ka hyrë në tregun muzikor.

Ajo ka publikuar projektin më të ri të titulluar “U pendova”. Është një baladë dashurie që ia dedikon një mashkulli.

Pritet që kjo këngë të jetë suksesi i rradhës për të. Kujtojmë se ishte e ftuar tek Arian Cani kur i ngatërroi të gjithë pasi menduan se është Tuna. Në të vërtetë, dy artistet këndojnë në rryma të ndryshme.