Si rrallëherë, Gigi Hadid flet për ‘gjeniun’ e saj

139
Sigal

Gigi Hadid rrallë flet për vogëlushen e saj, kur e bën nuk harron ta quaj “gjeni”.

Gjatë një interviste të fundit, modelja ka ndarë disa detaje më shumë rreth Khai-it, e cila erdhi në jetë shtator të 2020.

Që prej asaj kohe si Gigi ashtu dhe ish-partneri i saj Zayn janë treguar shumë diskret dhe u kanë kërkuar paparacëve të mos fotografojnë bebushin apo të shpërndajnë foto në rrjete sociale.

27-vjeçarja nxiton ta quajë bebushen gjeni duke shtuar se ndonëse për pak mbush 2-vjeç, është shumë, po shumë e levizshme.

“O Zot është kaq e lëvizshme nga mëngjesi në darkë. Vetëm hedh gjëra. Eshtë shumë e zgjuar dhe e zonja, gjë që është shumë e mirë, po e kuptoni…Ne po përpiqemi ta mësojmë t’i bëj me kujdes gjërat e rrezikshme. Unë mendoj që ajo është gjeni, por nga ana tjetër them se kështu mendon çdo mama për bebin e tij. Eshtë shumë qejf. Sa më shumë flet, sa më shumë kujton dhe mban mend aq më interesante bëhet. Eshtë bekim.”- u shpreh Hadid.

Khai lindi në shtëpi në Pennsylvania, ndonëse Gigi kishte planifikuar një lindje në maternitetin e Neë York-ut. Procesi i lindjes zgjati plot 14 orë dhe nga përshkrimet, modelja thotë se gjithë familjarët kanë përjetuar “orë terrori” prej saj. Sidoqoftë, të gjitha ja vlejnë për një *gjeni* 2 vjeç.