Si reagoi Bora Zemani pas imitimit të Salsano Rrapit?

137
Sigal

Salsano Rrapi ishte i ftuar në Wake Up ku foli edhe për Bora Zemanin.

Ai tregoi se si e kishte pritur moderatorja imitimin e saj në “Portokalli”. “Ka qenë shumë dashamirëse. Bora më tha se nuk po mësohem dot me fytyrën time tek ti, ka një lloj veçantie në prezantim, është e qetë. Unë e imitoj atë duke e ekzagjeruar”, përfundoi Salsano. Aktori dhe prezantuesi i njohur ka thënë se në përgjithësi, edhe në “Portokalli”, ai del më mirë në provat gjenerale se sa në shfaqje.

Image

Si i sheh Salsano performancat e tij? Në skenën e “Portokallisë” duket sikur atë që kam bërë në prova e jap më mirë në shfaqje, këtu ndodh e kundërta. Dal më mirë në prova se sa në shfaqje, fakti që të mos harrosh ndonjë lëvizje të vë shumë në presion. Që të gjithë balerinët kanë një konkurrencë të tyre të brendshme, na shtyjnë ne që të dalim mirë se është puna e tyre si fillim dhe pastaj e jona.