Sigal

Mark David Chapman, vrasësit të këngëtarit legjendar të beatles, John Lennon, iu refuzua aplikimi për lirim me kusht dhe do të qëndrojë në burg edhe për të paktën dy vite.

Sipas “Associated Press”, bordi i lirimit me kusht argumentoi se falja e Chapman, i cili qëlloi për vdekje me pistoletë këngëtarin britanik  jashtë apartamentit të tij në Neë York në 8 dhjetor 1980 , “ do të ishte e papajtueshme me mirëqënien dhe sigurinë e shoqërisë dhe do të binte në kundërshtim me natyrën serioze të krimit duke zbehur respektin për ligjin”

Mark Chapman, tashmë 63 vjeçar, po vuan dënimin nga 20 vite deri në burg të përjetshëm, në burgun “Ëende” të Neë York-ut .Ai do të ketë të drejtën e kërkesës për lirim me kusht,  përsëri në gusht të 2020.