Rita Ora realizon projektin e ri në bashkëpunim me DJ e njohur

459
Sigal

‘Detective Pichaku’ është një film vizatimor i cili pritet të dalë në kinema në datën 10 maj. Kolona zanore e tij do të jetë nga Rita Ora dhe bëhet fjalë për këngën ‘Carry On’, në bashkëpunim me DJ e njohur, Kygo. Ajo ka publikuar një pjesë të këngës në ‘Instagram’ dhe krahas saj ka shkruar:

“Kjo këngë është shumë e rëndësishme për mua dhe jam shumë e lumtur që më në fund mund ta dëgjoni të gjithë. Është një privilegj të kesh vetëm këngën tënde pjesë të një filmi (dhe të kesh një rol të vogël në film).

Është e mrekullueshme të shohësh ‘Pokemon’ të vijë në jetë”. Edhe pse kënga është publikuar mbrëmjen e djeshme, ajo numëron 626 mijë klikime, që do të thotë se është pritur shumë mirë nga publiku. Nuk kanë munguar as komentet në ‘Instagram’ të cilët përgëzojnë këngëtaren për suksesin e saj.

  • ETIKET