Sigal

Reperi i njohur Mozzik është padyshim një nga të famshmit më të komentuar në media e rrjete sociale si për anën profesionale, këngët që kthehen në hite, ashtu edhe për jetën private.

Mirëpo një fakt që nuk e dinit për Mozzik është se ai ka vetëm 8 klasë shkollë. Këtë e ka zbuluar vetë reperi në disa statuse të postuara në Instastory.

“Bëj muzikë se jetoj. Nga fillimet e mia e kuptoni se unë kam lindur nga lagjet e errëta, por të sinqerta. Unë kam ikur nga shkolla për të shkuar në studio. Unë kam fjetur në studio. Janë shumë sakrifica, nëse filloj nuk ndalem dot. Por ju mos u dëshpëroni nga ëndrrat. Lutuni për të mira dh ëndrra sepse ato duhen. Nuk kam studiuar shumë sepse 8 klasë shkollë kam, por ju flas nga eksperienca”, ka shpjeguar Mozzik.