Nora padit Robertin për tradhëti? Ja çfarë thonë mediat kosovare

738
Sigal

Nora Istrefi ende nuk ka reaguar zyrtarisht për divorcin e bujshëm me Robert Berishën.

Ndërkohë që fansat dhe mediat presin versionin e saj për një nga ndarjet më të famshme të showbiz-it, një tjetër detaj është zbuluar.

“Insajder” raporton se Nora ka dorëzuar një padi në gjykatë për Robertin, duke treguar se ai ka pasur një lidhje jashtëmartesore.

Media ka zbuluar se padia është bërë dy javë më parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Disa ditë pas dorëzimit të padisë, Robert Berisha, ka njoftuar se është ndarë me Nora Istrefin.

“Padia është dorëzuar dy javë më parë në Gjykatë. Arsyeja e kësaj është se Robert Berisha, është abuzues dhe është në lidhje jashtëmartesore me një modele nga Prishtina”, thotë burimi.

Ky burim ka thënë se çifti i famshëm i showbiz-it ka më shumë se një vit që nuk janë bashkë.

E pyetur në qershor të këtij viti ajo ishte shprehur se janë më se të dashuruar.

“Ne vazhdojmë të jemi të dashuruar, me qenë prindër dhe bashkë të lumtur”, ka thënë Nora.

Nuk e dimë ende versionin e saj zyrtar, ndërsa presim një reagim nga ana e këngëtares!