Pas ndarjes nga i dashuri, Kejvina “zhvendoset” në Prishtinë, kush është reperi i njohur që përflitet për lidhje

297
Sigal

Modelja e njohur Kejvina Kthella është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Ndërkohë që jeta professionale e saj po shkon shumë mirë, jeta private jo edhe aq.

Ajo ka pranuar pak kohë më parë se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin e ri Seven Saraçi, me të cilin edhe ka bashkëjetuar në SHBA. Kejvina ka treguar se ka ngelur shumë e lënduar nga ajo marrëdhënie.

Mirëpo, duket se një dritë jeshile është ndezur për modelen dhe gjithçka ka shtuar dyshimet me qendrimin e saj në Prishtinë. Ndonëse, ajo do të jetë pjesë e klipit të Kidës, zërat thonë se Kejvina ka filluar një lidhje me reperin Getinjo, vëllai i Mozzik. Ky raport nuk është konfirmuar ende, por një koment i reperit në foton e Kejvinës ka shtuar edhe më shumë dyshimet. Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.