Prof as. Dr. Lavdosh Ahmetaj: Vlora dhe politika Italiane pas 1920-ës

480
Sigal

          Qeveria italiane sado e fuqishme që të jetë, nuk mund të ndalojë Shqiptarët, për të dhënë “jetën për idealin e lirisë”                                             

 

Vendosja e sovranitetit të shtetti shqiptar mbi Vlorën dhe ndryshimi i politikës italiane ndaj Shqipërisë, pas 2 gushtit 1920

(100- vjetori i 2 gushtit 1920)

 

 

Pa u marrë me trajtimin ushtarak të luftës së Vlorës, sepse, nuk është në objektin e studimit tonë, po racionalizojmë këtë ngjarje si efekt politik, e cila shpreh një rezistencë popullore, e cila mbetet për t’u vështruar edhe në pik ëpamjen e ndikimeve të shteteve të fuqishme europiane, të cilat kanë pasur interesa, në pështjellimin radikal të ngjarjes, për t`i dhënë nuaca sa politike po aq edhe diplomatike, por gjithnjë në shërbim të interesave pragmatiste.

Ajo që na tërheq vëmendjen ka të bëj ë me prirjen politike të rezistencës së luftës së Vlorës, për të formuar një farë dypushteti, i cili u shfaq nëpërmjet formimit të një komiteti me karakter zonal e formuluar si “Mbrojtja Kombëtare”, e cila nga pik ëpamja formale kishte karakter ilegal ose e fshehtë, por kishte arritur të organizonte rreth saj forca që po merrnin karakterin e një organizimi ushtarak dhe të frymëtuar, nga një lloj urrejtje propogandistike ndaj ushtrisë italiane. Ky komitet arriti të organizonte politikisht mbledhjen e 29 majit 1920, në jug të qytetit të Vlorës, në Beun, dhe aty nga 3 qershori u përpilua një letër, e cila merrte karakterin e një ultimatumi politik që, i drejtohej gjeneral Piacentinit. Thelbi i Ultimatumit ishte politik, sepse konsideronte rendin administrativ të vendosur nga komanda italiane si një “regjim të padrejtë dhe të paligjshëm”, i cili ishte imponuar jo vetëm në qytetin e Vlorës, por edhe në trevat e tjera të kontrolluara ushtarakisht nga komanda ushtarake italiane. Por është interesante, sepse letra edhe pse shprehte ndjenjën e pafuqishmërisë ndaj një fuqie të madhe si Italia, në anën tjetër tërhiqte vëmendjen politike të komandës italiane se, vendosmëria, për të fituar të drejtën me çdo kusht, nuk i verbonte shqiptarët sa të mos e dinin se një fuqi e madhe, siç është Italia, mund të nënshtrojë me armë një popull të vogël. Por Qeveria italiane sado e fuqishme që të jetë, nuk mund të ndalojë Shqiptarët, për të dhënë “jetën për idealin e lirisë”. Pra, edhe pse letra kishte karakterin e një ultimatumi, në racionalitetin e saj kishte arsyen e lartë politike, e cila bënte retrospekcionin e saj, me idenë pse shqiptarët e kishin toleruar zbarkimin e ushtrisë së “italiane pa kundërshtim”, këtu është fjala për zbarkimin sanitar të Italisë në vitin 1914, duke evidencuar premtimet italiane dhe më pas kalon në ankime kundër mënyrës “koloniale” të qevrisjes së qytetit të Vlorës, nga ana e pushtuesit italian.

Ndërsa letra e konceptuar në formën e një ultimatumi shtron çështjen e Shqipërisë së Jugut dhe akuzon Italinë se, ajo pa u turpëruar ka provokuar copëtimin e Shqipërisë politike dhe bën aluzionin për Traktatin e Titoni – Venizellos, me të cilin i lihej Greqisë një pjesë e madhe e Shqipërisë së Jugut dhe Vlorës i vihej kufiri në Llogara.

Ndërsa, keqardhja më e thellë politike gjente shprehjen te Traktati i Fshehtë i Londrës 1915, i cili edhe pse ishte demaskuar nga Uillsoni dhe nga Rusia bolshevike, Italia, nga ana tjetër e diplomacisë Europiane, edhe pse ishte “vetëquajtur mike e lirisë”, kishte rënë në ujdi diplomatike, për të copëtuar Shqipërinë politike fakt, i cili binte në kundërshtim flagrant me Vendimin e Konferencës së Londrës 29 korrik 1913. Më posht ë letra në karakterin e saj ultimativ mbante qëndrim të fortë ndaj pretendimeve imperialiste të Italisë kundrejt Shqipërisë në tërësi dhe ndaj Vlorës në veçanti, të cilën dëshironte “ta mbante në mënyrë të përhershme si koloni” dhe s ë fundmi konsiderohej e dënueshme politika italiane, e cila kishte synimin për ta mbajttur popullin shqiptar si një “gjë e gjallë”, e cila mund të ndahej midis Italisë,  Sebisë dhe Greqisë.

Ndërsa, letra, nga fundi i saj duke marrë një shprehje më ultimative dhe me një ndjenjë radikaliteti i drejtohei komandës italiane, e cila duhej të lironte administratën e qytetit të Vlorës e shoqëruar edhe me të gjithë jugun e Shqipërisë dhe t`ja dorëzonte Qeverisë së Tiranës dhe afati i ultimatumit skadonte të nesërmen.

Kjo mënyrë komunikimi, nuk i kishte pëlqyer general Piacentinit, i cili edhe pse ishte treguar miqësor me shqiptarët përgjatë kohës së qëndrimit të tij në Vlorë, u përgjigj ultimatumit me gjuhën e forcës, që do të thotë se, gjeneralit i kishte humbur arsyeja politike.

Ndërsa, nga ana tjetër, qeveria italiane dha shenjën e parë, në 27 qershor nëpërmjet një deklarate premtonte se, do t’i tërhiqte trupat ushtarake, nga qyteti i Vlorës, por evidencohej rëndësia e pozitës strategjike të Vlorës, e cila ishte një pikë e rëndësishme strategjike dhe në rastin që ajo mund të zotërohej, nga e një fuqi, e cila ishte armike e Italisë “Ky do të ishte një rrezik i madh”.

Po në nё 27 qershor 1920, kryeministri Italian, mbajti nje fjalim mbi gjendjen nё Shqipёri dhe luftёn kundёr ushtrisё italiane nё Vlorё, duke bërë të mundur hapin  e parë politik, nga fundi i korrikut qeveria italiane e udhëhequr nga Giolitti njoftonte në mënyrë publike ndryshimin thelbësor të politikës italiane në funksion të çështjes shqiptare. Ky ndryshim esencial reflektonte në denoncimin publik të marrëveshjes Titon – Venizellos. Pra Italia, nga politika e kompromisit me Greqinë, e cila në vitet e fillimit dhe në vazhdim të Luftës së Parë Botërore kishte ndërtuar mekanizmin  e një krimi publik në Shqipërinë jugore, duke përdorur si mjet politik qeverinë e Vorio Epirit, e cila i kishte kushtuar jugut të Shqipërisë një spastrim etnik të pastër, dhe për më tepër në Konferencën e Paqes në Paris, delegacioni i Vorio Epirit kishte ardhur zyrtarisht me atributin zyrtar si shtojcë e Greqisë zyrtare, përballë Europës politike, pikërisht në Këshillin  e Lartë, në institucionin politik kryesor, ku mendohej se, do të formalizohej juridikisht paqja botërore. Delegacioni i kësaj qeveria manipulonte me koncepte fetare, duke arsyetuar se, Shqipëria e veriut ishte vendi i myslymanëve, atje sipas tij e kishin vendin shqiptarët, pra, duke bërë të mundur tkurrjen etnike shqiptarëve përcaktonte njëherash edhe kufijtë politik të “një shteti i tillë myliman” e kishte “patjetër të drejtën të zhvillohet, por në kufijtë e saj të natyrshëm”. Pra, këto argumenta po i përdorim, për të kuptuar se, politika zyrtare e Italisë edhe pse kishte një kundërshtar të egër si Greqia, ishte e detyruar të ndryshonte politikisht, duke mohuar edhe vendimin për ndarjen e Shqipërisë.

Ndërsa, nga ana tjetër këto pohime, në parlamentin Italian u shoqëruan me lëvizjen tjetër diplomatike, duke dërguar në Tiranë një diplomat të rangut të lartë. Nё fillim tё korrikut 1920 u zhvilluan bisedimet italo-shqiptare n ë Porto Romano t ë Durr ësit. Aty, qeveria italiane e p ërfaqësuar nga baroni Alioti u takua me nj ë p ërfaq ësi të qeverisë së Tiranës e p ërb ër ë nga ministrii i brendshёm Ahmet Zogu, ministri pa portofol Spiro J. Kola, si dhe Nuri bej Villa, nёnsekretar i Punёve tё Jashtme. Në kohën që gazeta “Kuvendi” e datёs 23 korrik 1920, nёn titullin “Pse nuk u nёnshkrua protokolli i marrёveshjes”, bёnte tё qartë se qeveria e Tiranёs kishte kundёrshtuar kёrkesat e palёs italiane, p ër t ë mbajtur disa pozita strategjike nё Gjirin e Vlorёs. Baron Alioti, duke mos pranuar tё nёnshkruante protokollin, ndёrmori njё udhёtim nё Vlorё, i cili nё 16 korrik ndodhej nё portin e Vlorёs, ku ishte takuar me gjeneral Piaçentinin, gjeneral Puliezen e ushtarakё tё tjerё. Gjeneral Piaçentini, me kёshillёn e baron Aliotit, nё 17 korrik, kishte dёrguar nё Drashovicё, e cila përbënte një nga bazat më të fuqishme të kryengritjes shqiptare, ushtarakun Ulusie Bosion, pёr tё biseduar me pёrfaqësuesit e Komitetit “Mbrojtja Kombёtare”, i cili kishte përfunduar pa rezultat.

Alioti kishte kaluar gati gjithё korrikun n ë Vlor ë, Durrёs e Tiranё. Ai pati disa takime me Sulejman Delvinёn. N ë vijim të tyre, ai dёrgonte vazhdimisht raporte mbi bisedimet qe zhvillonte, duke theksuar qёndrimin e palёkundur tё palёs shqiptare pёr tёrheqjen e plotё tё trupave italiane nga Vlora. Nё njё prej disa raporteve shёnonte se “Qeveria e pёrkohshme i njeh shumё mirё vёshtirёsitё tona tё brendshme dhe spekullon me kushtet e rёnda tё mbrojtjes sё Vlorёs, tё cilat shtypi italian bёnte tё njohur rastin e polemikave qё ngjalli sjellja e Partisё Socialiste, dhe ishte e pamundur t’i bindje shqiptarёt pёr praninё e Italisё nё Vlorё”.

Ndërsa, nga fundi i korrikut, kur “Komitetit Kombëtar” ushtroi me tepër forcën ushtarake ndaj ushtrisё italiane, e cila filloi tё rishikonte qёndrimin e saj. Ajo pranoi tё hynte nё bisedime tё reja me qeverinё shqiptare, duke dërguar për këtë qëllim Kontin Manzoni nё vend tё baron Aliotit. Italia kishte kёrkuar qё bisedimet tё zhvilloheshin nё Durrёs, por qeveria shqiptare kishte kёmbёngulur pёr nё Tiranё, ku u arrit tё zhvillohej edhe takimi. Manzoni ishte vёnё pёrpara faktit tё kryer. Nё takimin me Sulejman Delvinёn, atij iu bё e ditur se teksti ishte gati. Kёshtu vetёm 24 orё pas marrёveshjes nё Tiranё, Manzoni, i bindur pёr situatёn tashmё tё pashpresё, kёrkonte autorizimin pёr firmёn. Ndërsa Sforca si kryeministër i dha autorizimin menjёherё mё 29 korrik dhe protokolli i Tiranёs u nёnshkrua mё 2 gusht 1920”.

Marrёveshja detyronte Italinё tё tёrhiqte ushtrinё e saj nga Shqipёria pёrpara 2 shtatorit 1920 dhe te hiqte dore nga Vlora, bregdeti i dhe pjesët e tjera të Shqipërisë, duke përjashtuar ishullin e Sazanit, i cili, do të vazhdonte të ishte nën autoritetin e forcave ushtarake italiane. Duke ndjekur me kujdes burimet, të cilat reflektojnë situatën dhe raportet politike midis Italisë dhe Qeverisë shqiptare duket se, e vetmja pikë, e cila mbijetoi, nga i gjithë programi fillestar i Italisë për Adriatikun ishte ishulli i Sazanit. Njëherash trajtoheshin një seri çështjesh administrative, të cilët ishin të lidhur me t ërheqjen e trupave italiane dhe kalimin gradual të pushtetit në duart  e  Qeverisë së Tiranës.

Nj ëkoh ësisht, qeevria italiane angazhohej qё tё respektonte pavarёsinё e plotё dhe integritetin territorial tё Shqipёrisё dhe tё jepte prova tё mjaftueshme tё respektit ndaj sovranitetit shqiptar mbi Vlorёn dhe tё “riatdhesonte trupat italiane aktualisht tё bllokuara nё Vlorё dhe bregdetin e saj dhe nё trevat e tjera tё Shqipёrisё”.

Me rëndësi të veçantë politike është marrëveshja e 2 gushtit konceptohej si “protokoll paraprak”, i cili nga pik ëpamja institucionale bënte të mundur krijimin e një dialogu me idenë e një marrëveshje më të themeluar dhe konstitucionalizuar, duke parashikuar në të ardhmen një raport miqësie e përsosur nëpërmjet një faze të dyt ë nëpërmjet delegacioneve të të dy qeverive

Ndёrsa pala shqiptare bёnte njё lёshim, duke lёnё ishullin e Sazanit nё pёrdorim tё Italisё, por jo tё aneksuar pёrfundimisht prej saj. Shqiptarёt do tё trasferoheshin matanё rivierёs sё Shushicёs dhe Vlora do tё konsiderohej si zonё neutrale gjatё periudhёs sё riatdhesimit tё forcave ushtarake italiane. Kurse, qeveria shqiptare do tё merrte tё gjitha funksionet e veta pёr tё administruar qytetin dhe provincёn e Vlorёs, shoqёruar nga njё numёr i mjaftueshёm xhandarёsh.

Sidoqoftё, qeveria shqiptare, pas kapёrcimit tё konfliktit me Italinё, kishte ende probleme tё vёshtira me dy shtetet fqinje, nё veri dhe nё jug. Pёr tё pёrballuar kёtё situatë, ajo gjate vjeshtёs se 1920 vendosi qendrёn e aktivitetit tё saj nё politikёn ndёrkombёtare nga Konferenca e Paqes nё Paris, nё Lidhjen e Kombeve. Duhet pranuar se, marrëveshja e 2 gushtit, nuk duhet parë në një koncept zonal dmth e lidhur vetëm më një qytet si Vlora, sepse marrëveshja vështron përtej kufizimeve lokale. Kjo marrëveshje shënon ndryshim rrënjësor në të gjitha cështjet e Shqipërisë politike pas krizës botërore, duke u bërë e mundur të pranohet juridikisht rimëkëmbja politike e shtetit shqiptar. Në kohën që në veri të Shqipërisë dukej tërheqja e ushtrisë jugosllave, e cila ushtronte autoritetin e saj dhunues ndaj sovraniteti politik shqiptar edhe pse kishte hasur në një pengesë ushtarake dhe diplomatike të Italise. Jugosllavia në shtator të 1920 u tërhoq nga “vija strategjike”, e cila mbante prej vitit 1918 në pjesën veriore me pretendimin e një “bazë mbrojtëse” kundrejt Italisë në rastin më të mirë që mund të merrte mandatin politik mbi shtetin Shqiptar.

Ndërsa, duke sjellë disa argumenta të gjurmimeve tona shteti shqiptar tashme e kishte kaluar fazën kontestuese, të njohjes nga shtete europiane, por përsëri skepticizmi disi cinik i shteteve ballkanike, nuk dukej se kishte ndryshuar cilësisht. Kjo prirje vërtetohet nё 12 tetor 1920, delegacioni shqiptar nё Konferencёn e Paqes i kishte prezantuar Sekretarit tё Pergjithshёm, Drumond, kёrkesёn e Qeverisё së Tiranёs pёr pranimin e Shqipërisё në Lidhjen e Kombeve. Kurse mё 22 nёntor 1920, delegacioni shqiptar paraqiti edhe njё memorandum tё posaçёm qё pёrmbante platformёn e kёrkesёs sё Shqipёrisё pёr tu pranuar nё Lidhjen e Kombeve. Kjo plaformë i rikujtonte Europës politike dialektikën e vështirë të shtetitformimit shqiptar, duke filluar që nga viti i njohjes së tij, nga Fuqitë e Mëdha “Bazuar nё gjykimin qё Shqipёria nuk ishte njё shtet i ri, por kishte statutin e saj qё pёrpara Luftёs sё Parё Botёrore dhe ekzistenca e shtetit tё pavarur kishte aprovimin e Konferencёs nё Londёr. Aktet kryesore qё kishin njohur shtetin shqiptar ishin tё viteve 1913 –1914 dhe asnjё nga Fuqitё nёnshkruese tё kёtyre vendimeve nuk e kishin denoncuar”. Memorandumi shtronte probleme tё Shqipёrisё politike dhe gjatё Luftёs sё Parё Botёrore, trojet e së cilës ishte bёrё shesh lufte, fakt i cili kishte bёrё tё mundur shkeljen flagrante tё vendimeve tё 1913 -1914. Kjo situatё kishte shkaktuar njё kaos total nё territorin politik shqiptar shqiptar, qё pёr rrjedhojё kishin shkatёrruar edhe ato struktura shtetёrore qё mund tё ishin ndёrtuar para luftёs botёrore. Me mbarimin e luftёs shteti shqiptar ishte rimёkёmbur dhe kishte kapёrcyer disa vёshtirёsi dhe kishte arritur tё mbante territorin e 1913 dhe qeveria shqiptare kishte pas mbarimit të luftës kishte bërë të mundur tё kontrollonte situatёn brenda vendit. Njëherash Memorandumi bёnte trajtim juridik, duke mbrojtur pikpamjen se qeveria shqiptare kishte tё gjitha atributet pёr tu konsideruar si qeveri de facto dhe de jure dhe, për më tepër kishte dalё nga njё asamble kombёtare e Kongresit të Lushnjes, i cili ishte shprehje e vullnetit politik të shqiptarëve dhe kishte arritur tё dilte si palё nё marrёveshje me Greqinё 1920 e reflektuar nëpërmjet Kompromisit të Kapshticёs, dhe marrёveshjes me Italinё nё 2 gusht 1920

 

 

Nes ër do lexoni:

– Qeveria italiane nuk e kishte njohur qeverinё shqiptare as de jure e as de facto dhe vendimi

– Greqia përkrahte nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare mandatin Italian mbi mbi shtetin shqiptar

D ketuuuu

Prof as. Dr. Lavdosh Ahmetaj

– Qeveria italiane nuk e kishte njohur qeverinё shqiptare as de jure e as de facto dhe vendimi

– Greqia përkrahte nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare mandatin Italian mbi mbi shtetin shqiptar

 

 

Gjat ë shqyrtimit t ë k ërkes ës nga Komisioni i Posaç ëm, Delegacioni shqiptar ishte pёrballur me pyetjen: A ishte njohur qeveria de jure, de facto, dhe nga kush? Mbi bazёn e p ërgjigjes, seksioni juridik i Sekretariatit kishte bёrё interpretimin se: “qeveria shqiptare nuk ishte njohur de facto e as de jure nga ndonjё fuqi tjetёr”.

Duke vëzhguar Shqipërinë në tavolinën diplomatike europiane pas marrëveshjes së Tiranës, i cili përbënte një  pёrfundim negative, për të cilin   delegacioni italian kishte luajtur rol kryesor me argumentin se, dёrgimi i delegacionit italian nё Tiranё me funksionarin e lartё Manzoni, qё kish çuar nё marrёveshjen e 2 gushtit 1920, për largimin e trupave italiane nga Vlora, nuk mund tё konsiderohej si njohje, “Qeveria italiane nuk e kishte njohur qeverinё shqiptare as de jure e as de facto dhe vendimi për pranimin e Shqipërisë, ishte sfidë ndaj Fuqive, të cilat, nuk e kishin përcaktuar ende statusin e saj politik”.

Ndërsa raportet politike me Shqipërisë bëheshin edhe më interesante, sepse në diskutimin e Carlo Sforza-s, Ministër i Punëve të Jashtme në parlamentin Italian në 6 gusht 1920 duket se shoqërohet, nga një refleksion i thellë i politikës italiane, për të njohur “fuqizimin kombëtar të popullit shqiptar”, i cili i kishin krijuar qeverisë italiane mundësinë që “të ndryshojë qëllimet, që mendonte të arrinte dhe të caktojë një politikë të re, përsa i përket sigurimit të interesave të saj në këto vende”.

Ndërsa, Carlo Sforza e quante të përshtatshme t`i bëntë një resume të ndershme marrëveshjes Titoni – Venizellos, e cila gjendet e formalizura në lidhje me çështjen e copëtimit të Shqipërisë në tre nyjet e këtij traktati, të cilat kanë të bëjnë direkt me Shqipërinë politike.  Në artikullin 2 Italia përkrahte kërkesën greke për të aneksuar Shqipërinë e Jugut “Vorio Epirin”, ndërsa qevria greke plotësonte dëshirën e Italisë, e cila, duhej të merrte me qera  një zonë të lirë në skelën e Sarandës dhe t`i jepte preferencë industrisë italiane, për ndërtimin  e një “udhëhekuri në këtë skelë, nëqoftëse nuk  e ndërton Greqia vetë”. Kurse në artikullin 3 Greqia përkrahte nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare mandatin Italian mbi mbi shtetin shqiptar dhe njihte sovranitetin Italian mbi Vlorën. Kjo nyje konfirmonte neutralitetin e Kanalit të Korfuzit, i cili ishte përcaktuar nga vendimet e Konferencës së Londrës 193-1914 dhe pranonte që, të mos kishte ndërtime ushtarake nga “Kepi i Stillos deri në lugine e Shushices”.

Ndërsa Greqia garantonte heqjen dorë, nga pretendimet e saj, në “Azinë e Vogël (Minore)”, të cilat binin ndesh me interesat e Italisë, në kohën që, nga pikpamja gjeopolitike do t`i plotësoheshin kërkest e saj në “Thraki dhe në Shqipërinë e Jugut”. Pra si përfundim mund të themi se, 2 gushti 1920 përbën një ngjarje sa ushtarke po aq edhe politike, sepse diktoj një politikë të re të Italisë ndaj shtetti shqiptar, por mbi të gjitha reflektoi në mënyrë në mënyrë publike ndaj disa vendimeve, të cilat kishin të bënin me të ardhmen politike të Shqipërisë

 

Refleksione: Ndërsa, duke e vështruar në mënyrë racionale marrëveshjen e 2 gushtit po e ndjej të nevojshme t`i hedh një vështrim jetës politike të shtetit shqiptar pas fitores së bujshme të vitit 1920. Kjo ngjarje reflektoi një farë euforie politike tek fituesit e saj, e cila u duk në pjesëmarrjen në punët administrative, të klasës së mesme, e cila edhe pse kishte luajtur një rol të pamohueshëm në këtë fitore historike, e cila e kishte spikatur, nga pik ëpamja ushtarake deri në pragun e marrëveshjes politike së 2 gushtit, duhet theksuar fakti që, kjo pjesë e shoqërisë shqiptare, pas suksesit të arritur krijoi iluzionin ose dehjen nga fitorja, duke menduar se e kishte “zënë qiellin me dorë”, ishte krejt pa vlerë dhe u përpoq të përjashtonte nga jeta publike, të gjithë ata, të cilët, nuk kishin kontribuar në këtë sukses. Kjo situatë politike u shoqërua, nga një fenomen i ri, i cili kishte të bënte me formimin e një farë “oligarkie”, e cila politikisht e kishte ndjerë vehten të përjashtuar, nga pjesëmarrja në administrimin e shtetit. Kjo situatë u shoqërua me grindje duke u bërë “lesh mes tyre, sepse nuk arritën të merreshin vesh, për ato pak poste të administratës vendore”. Duke vështruar ngjarjen, nga një konteskt sa praktik, po aq edhe politik, pra, të aftësisë shtetformuese shqiptare, duket se u reflektua logjika  e përjashtimit ndaj një pjese të shoqërisë, e cila, nuk ishte treguar aq e vullnetshme, për të përballuar barrën aq të rëndë të luftës.