Nicolas Cage kërkon divorcin vetëm katër ditë pas martesës

705
Sigal

Ylli i Hollywood, Nicolas Cage ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për anulimin e martesës me bashkëshorten e tij vetëm katër ditë pas dasmës.

Aktori i famshëm dhe Erika Koike u martua më 23 mars në Las Vegas, Nevada. Por të mërkurën aktori kërkoi anulimin e martesës.

Kjo është martesa e tij më e shkurtër deri tani, pas asaj me Lisa Marie Presley në vitin 2002, e cila zgjati 108 ditë.

Sipas TMZ, disa orë pas martesës së tyre, çifti u vu re në hotelin Bellagio në Las Vegas. Por sipas mediave Koike po i ulërinte dhe bërtiste 55-vjeçarit.

Çifti filloi të dilte në prill 2018 dhe nuk dihet ende arsyeja që çoi aktorin në marrjen e këtij vendimi.

Cage është martuar me Patricia Arquette nga 1995-2001 dhe Alice Kim nga 2004-2006. Ai ka dy djem, 28 vjeçarin Weston Coppola Cage nga lidhja e gjatë me Christina Fulton dhe Kal-El, nëna e të cilit është Kim.