‘Më shumë ziheshim se flisnim!’ Nga takimi në ‘BBVIP’ te ribashkimi, Bora Zemani dhe Donald Veshaj i thonë të gjitha

124
Sigal

Të buzëqeshur dhe me mesazhin e thjeshtë “Na lini të kërcejmë”, Bora Zemani dhe Donald Veshaj zyrtarizuan kështu ribashkimin e tyre.

Ishte moderatorja ajo e cila ditën e sotme ndau një selfie ku shfaqej me aktorin. “Na lini të kërcejmë”-shkroi ajo krah fotos.

Nga ajo që mund të kuptojmë çifti shihet në studion e “Më lër të flas” gjë që na bën të mendojmë se moderatorja mund të jetë e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj që nis më 1 tetor. Po ashtu mbishkrimi i saj duket si një konfirmim se çifti do jenë bashkëprezantues në “Dancing with the stars”.

Pak pas foto është publikuar edhe promoja e emisionit “Më lër të flas”. Nga sekuencat e intervistës kuptohet se ata kanë folur për të gjitha. Duke u ndalur te raporti i saj me Donaldin, Bora rrëfen vështirësitë e problemet. “Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thonim njëri-tjetrit. “-thotë Donaldi.

Image

Image

Image

 

Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës. Mes të tjerash Romeo e pyet moderatoren nëse është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”, përgjigje që do e marrim ditën e transmetimit të emisionit.

Kjo vjen pak javë pasi Semi Jaupaj postoi një foto me çiftin në ‘Sunny Hill Festival”.

Image

Më pas moderatorja dhe aktori ndërmorën një hap tjetër drejt njëri-tjetrit dhe filluan të ndiqen në rrjetin social Instagram.

Ata u ribashkuan pak pas daljes së Donald Veshajt nga “Big Brother VIP”, por vendosën që fillimisht të fshihen nga mediat dhe njerëzit. Gjithsesi nuk ia dolën sepse u fotografuan bashkë me poshime, në darka, jashtë shtetit… dhe më në fund ja ku janë.