Carla Bruni vjen në Shqipëri. Ja ku do të zhvillohet koncerti madhështor

662
Sigal

Carla Bruni vjen në Shqipëri.

Më 21 qershor, në ditën e Festës së Muzikës, kantautorja dhe modelja e njohur, do të këndojë në Butrint.

Bashkëshortja e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, do të këndojë plot 11 këngë nga albumi i fundit në teatrin e parkut kombëtar:

“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni e që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”, është shprehur Carla për “Klan Tv”.

Image