Ka marrë 5 gjoba, Beniada Nishani ka një thirrje për gjithë policët e Tiranës

137
Sigal

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, modelja Beniada Nishani ka zbuluar se deri tani ka marrë 4 gjoba dhe të 5-ën e mori ditën e sotme. Kjo për shkak se nuk ka një garazh apo vend ku të lërë makinën tek lagjja ku banon dhe e parkon në një vend ku nuk lejohet.

“Doja me thënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos foton e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba.

Do gjej një parkim ku ta vendos makinën se këtu te lagjja janë të shitura garazhët. Do vazhdoj të marr gjobë”, tha Beniada Nishani.