Sebastian Kurz: Nuk do të kthehem më në politikë

133
Sigal

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz me rastin e thashethemeve se mund të rikthehet në krye të Partisë Popullore Austriake (OVP), e me këtë edhe në politikë, thotë se nuk po planifikon diçka të tillë.

Përmes profilit të tij në Facebook, Kurz ka konfirmuar se do të marrë pjesë në Kuvendin e OVP-së më 14 maj dhe se do të mbajë edhe një fjalim.

Shumë e panë këtë si një tregues se ai mund të rikthehej në skenën politike austriake.

Edhe brenda OVP-së ka një dëshirë të madhe që ai të kthehet dhe të zëvendësojë liderin aktual të partisë dhe kancelarin Karl Nehammer, të cilin shumë austriakë, siç tregojnë hulumtimet, nuk e konsiderojnë kryeministër të mirë.

Kurz e ka përjashtuar këtë mundësi për “Oe24”.

Sa i përket fjalimit në kuvendin e OVP-së, ai thotë se dëshiron ta mbështes Nehamerin.

Kurz e filloi karrierën e tij në ekonomi vetëm në fillim të këtij viti, me investitorin amerikan Peter Till, dhe dëshiron t’i përkushtohet kryesisht investimeve në startup.

“Prodhuesi” politik që e çoi OVP-në drejt rezultateve më të mira në historinë e partisë, që prej tërheqjes së tij nga politika nuk është shprehur për çështje politike dhe as nuk ka qenë i pranishëm në media apo publikun.