FOTO/ Pas disa vitesh, Butrint Imeri dhe Soni Malaj rregullojnë raportet me njëri-tjetrin

56
Sigal

Disa vite më parë, Butrint Imeri bëri deklaratën e papritur për këngëtaren Soni Malaj duke e cilësuar si të ‘keqe’.

E gjitha nisi teksa këngëtari ishte i ftuar në ‘Shiko Kush Luan”, ku u pyet se me cilën nga vajzat e fashme shqiptare do ishte çift i përkryer.

Për të dalë nga situata, Ylli Limani i propozoi emrin e Soni Malajt por Butrinti e refuzoi duke thënë se është e keqe.

E ky koment e zëmëroi asokohe këngëtaren e cila reagoi me anë të një postimi në Instagram duke vënë në pikëpyetje vlerat e Butrinit si këngëtar.

“Jo kushdo që mban emrin ‘Butrint’ ka kulturën dhe artin e qytetit antik. ‘Butrintërit e tjerë’ mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshës,”- shkroi Soni.

E duket se dyshja i kanë rregulluar raportet e tyre dhe i kanë lënë pas keqkuptimet pasi Soni ishte e ftuar në 27-vjetorin e Butrntit.

Edhe pse artistja nuk e ka uruar publikisht atë, ajo ka ndarë pjesë nga ditëlindja e tij.

Image