Jennifer Lawrence, në pritje të ëmbël

190
Sigal

Jennifer Lawrence dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, tha përfaqësuese i aktores për Page Six.

Çifti është fotografuar rregullisht në Manhattan, duke bërë gjithçka nga blerja e ushqimeve

Jennifer Lawrence, në pritje të ëmbël

deri tek shëtitjet nëpër qytet me veshje matchy-matchy.

Jennifer Lawrence, në pritje të ëmbël

Në një intervistë për podkastin “NAKED with Catt Sadler” në qershor 2019, Lawrence tha:

“Sapo e takova Cooke, doja të martohesha me të. Ne donim të martoheshim me njëri-tjetrin. Donim të angazhoheshim plotësisht. Ai është shoku im më i mirë, kështu që dua ta lidh ligjërisht me mua përgjithmonë,” bëri shaka aktorja. “Kur e gjen personin tënd të preferuar në planet, thjesht mendon: Ti mund të largohesh.”

Jennifer dhe Cooke Maroney, drejtor i galerisë së arteve Gladstone në New York, u njohën në vitin 2018 dhe u fejuan në shkurt të vitit 2019. Ata u martuan në tetor në Rhode Island.

Jennifer Lawrence, në pritje të ëmbël