Pazar me Bashën? Rama: Dora për PD është e shtrirë, nuk trishtohem unë për kampin tjetër

170
Sigal

”Ne vijmë në këtë Kuvend me diçka që unë e kam thënë përherë pa marrë parasysh sesi do të shkonin zhvillimet brenda PD-së. Dora është e shtrirë për të bashkëpunuar, kjo për të mirën e popullit”,-kështu tha kryeministri Edi Rama në një prononcim për gazetarët nga jashtë sallës së Kuvendit.

Nga ana tjetër, gazetarët e pyetën nëse mes tij dhe kreut Basha ka pazar, akuzë e hedhur sot nga kryeministri Sali Berisha, që për të vendimi i përjashtimin nga grupi parlamentar vjen pikërisht nga ky pazar Rama-Basha.

A ka pazar mes jush? Berisha thotë që ka pazar?

Unë jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve dhe duke qenë mjaft korrekt në raport me ju. Jam shumë i vetëdijshëm që pa dashur, mund të jem tejkaluar kufirin që nuk e bën asnjëherë një peshëngritës i peshës së rëndë me një të peshës së lehtë. Në rast se kjo nuk do të ndodhë në ndonjë moment, ta dini se do të jetë vetëm gabimi im.