Bëmë mama të të ngjaj! Sara Hoxha ndan foton e ëmbël me të ëmën

365
Sigal

Sara Hoxha është padyshim një ndër vajzat më të komentuara. Lidhja me Ledri Vulën e ka vënë atë shpeshherë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Dyshja konfirmoi romancën që shijonte prej kohësh, pak muaj më parë dhe që prej atij momenti nuk kanë kursyer dhe fotot në rrjete sociale.

Ndërkohë, dy muaj më parë ata gjithashtu konfirmuan lajmin që qarkullonte prej kohësh, se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ledri e dha lajmin përmes një videoje në Instagram, duke zbuluar kështu dhe se do të bëhej baba i një vajze.

Sara është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj. Ndërkohë, së fundmi, Sara na ka prezantuar me nënën e saj dhe ngjajnë si dy pika uji. Përmes një postimi në Instastory, Sara shkruan: “Mami, bjondia ime e preferuar!”