Plas sherri mes Lori Hoxhës dhe Ilir Shaqirit, blogerja zbulon pse e zëvendësoi me Kledi Kadiun

138
Sigal

Fituesi i “Big Brother Vip”, Ilir Shaqiri duket se ka pasur një krisje të marrëdhënieve me Lori Hoxhës, pasi është larguar drejt një tjetër spektakli tjetër kërcimi.

Ndërkohë, Lori ka vendosur që në krye të jurisë së Dancing With The Stars të vendosë balerinin e njohur, Kledi Kadiu.

Ajo e ka konfirmuar përmes një postimi në Instastory, ku ka falenderuar Kledin që pranoi ftesën e saj. Lori ka treguar edhe mënyrën se si është njohur me balerinin dhe që ishte pikërisht babai i saj, Dritan Hoxha që i ka prezantuar para shumë vitesh.

“I kam dhene dorën për herë të parè Kiedit në moshën 13 vjecare kur im atë “detyronte” mua dhe @sarahoxhaaa te udhëtonim cdo dite pas shkolle për tu ushtruar te akademia e tij e baletit në Rome. Ne fjalët e tij, Kledi ishte balerini me i mire shqiptar dhe ne nuk mund te shkonim diku tjetër. Kledi nuk vinte shpesh aty, por një nga kujtimet e mia te para me te ka qënë pikërisht në nje nga studiot e baletit teksa une dhe dhjetra vajza e djem përgatiteshim për shfaqje. Ai erdhi per të parë a do e nderonim dhe unë nuk ja hiqja syte që te kuptoja a do më njihte kur të na kryqëzohej shikimi. Si cdo balerine aty (por ndoshta pak dhe prej deshirës për protagonizëm që më karakterizonte ne adoleshence) doja te bija në sy te “balerini i famshëmi Mediaset”. Né te gjithe madhështine e tij me modestinë me te madhe ai nuk ngurroi te me jepte atë që për cdo balerinë është esenciale: të dali e para.

Sot, 16 vite më vone suksesi i Kledit nuk ka ndryshuar megithatë rrethana jonë nuk është më e njëjtë. Une nuk kërcej me (jo prej deshires por stafi i @dëts.albania nuk me do per ogur të mirë në premierën e tij) dhe ai nuk është këtu për të më gjykuar mua. Ai pranoi ftesën time dhe të Sara Hoxhës për të na u bashkuar në një tjetër shfaqje; atë qe unë ngulmoja që pas fitores time ne 2014 ta kisha pjesë të Top channel dhe që Sara po e sjellë në jetë me një skuadër fituesish si në skenë ashtu edhe në prapaskene”, ka shkruar Lori përmbi foton e Kledit.

Image

Nga ana tjetër, ajo ka hequr nga ndjekësit e Instagramit Ilirin dhe e kundërta. Kështu është konfirmuar që mes tyre ka pasur një konflikt vërtetë seriozë.