“Këkojmë mbrojtje nga policia”, i vranë djalin teksa pinte kafe, reagon nëna e 19 vjeçarit, Erjon Xhenje: Fatkeqësia e vetme e tim biri ishte…

141
Sigal

E ëma e 19 vjeçarit, Erjon Xhenje ka reaguar mbrëmjen e sotme, në një deklaratë të shpërndarë për mediat. Ajo kashkruar se fatkeqësia e vetme e 19 vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e 18 shtatorit duke pirë kafe, ishte fakti se kushërinjtë e tij kishin precendetë kriminalë.

Ajo ka kërkuar që shteti të vendosë drejtësi për të riun e ndjerë ndërsa ka kërkuar edhe mbrojtje për familjen.

Deklarata e plotë e nënës së 19 vjeçarit:

Jam Elvira Xhenje ,nëna e të ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra ne Shkodër më datë 18 ,09,2022.Vrasja e djalit tone ka qenë një tronditje e madhe për familjen tone ,por jo vetem.Dhimbjen per djalin tim e kam pare në syte e gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë veten e tyre, sesi një femijë të pafajshëm i merret jeta me pa të drejtë. Dhimbjen per Erjonin e kam pare ne syte e të rinjve që e kuptojnë sesa e pasigurtë dhe e pavlerë eshte jeta në Shqipëri. Fatkeqësia e djalit tim ishte se kusherinjtë e tij janë me precedentë penalë.

Ky fakt i dha te drejten dorës kriminale qe t’ja marrë jetën pa meshirë jeten djalit tim. Ky fakt i dha te drejte portaleve që ta godasin për here te dyte Erjonin duke cënu dinjitetin e tij me informacione te pavërteta dhe duke trazu shpirtrat e familjareve serish. Erjon Xhenje ka qenë student i deges fizioterapi. Ka qene një i ri me angazhime në jeten personale dhe shoqerore.Erjoni eshte eduku me vlera dhe i ka manifestu në familje dhe në rrethin e tij te paster shoqeror.Kerkoj nga shteti drejtesi per djalin tim. Kerkoj gjithashtu qe familja ime të merret ne mbrojtje pasi ndihemi të pambrojtur. Erjoni ka qene një djale besimtar. Jam e sigurte qe ai eshte lule në xhenet. Allahu e paste në mbrojtje pasi në këtë jetë ka padrejtësi .🤲🤲🤲🤲🤲