Aktorja e njohur, Sophie Turner tregon se si ka ndikuar mëmësia në karrierën e saj

236
Sigal

Aktorja, Sophie Turner është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin e saj, Joe Jonas dhe deri më tani ajo ka përqafuar të gjitha ndryshimet që vijnë me mëmësinë.

Në një intervistë të fundit, aktorja e “Game of Thrones” ka diskutuar se si bërja prind e ka ndihmuar atë të bëhet një aktore më e mirë. “Ndjeshmëria është rritur; Ndjenjat për familjen janë të tejmbushura,” tha 26-vjeçarja për podkastin e “UnWrapped”.

Të qenit nënë më ka bërë një aktore akoma më të mirë”.

Sophie Turner ka aktruar që kur ishte adoleshente, duke u bërë një emër i njohur me rolin e saj si Sansa Stark në serialin e famshëm fantazi të HBO, “Game of Thrones”.

Koncepti i familjes më ka bërë një person krejtësisht emocional,” tha Turner. Ajo iu referua familjes së saj – Turner-ave – kur diskutoi sesi rritja dhe të paturit fëmijë i ndryshon gjërat.

“E dini se si i shihni prindërit tuaj, teksa rriten, të bëhen shumë më të ndjeshëm? Unë kurrë nuk e kam parë babin tim të qajë, dhe tani e shoh atë duke qarë gjatë gjithë kohës. Kështu ndihem”.

Çifti Sophie dhe Joe mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Willa Jonas, në vitin 2020.

Image