Villareal po fiton me shifrat 2-0 ndaj Liverpool. Në përballjen e dytë për gjysmëfinalen e Champions League skuadra spanjolle po dominon në çdo aspekt. Fillimisht vendasve i kanë mjaftuar vetëm tre minuta lojë për të gjetur golin e avantazhit.
Ishte Dia ai i cili shënoi golin e epërsisë për “Nëndetësen e Verdhë”. Ndërkohë në minutën e 41′ Coquelin do të realizonte golin e dytë për Villareal.
Tashmë rezultati i përgjithshëm është i barabartë (2-2) dhe gjithçka do të nisë nga fillimi në 45 minutat e fundit.
12- Francis Coquelin vs Liverpool | Villareal tarih yazma yolunda 👌#UCL #VILvsLIV #Villarreal #Coquelin pic.twitter.com/5oZ9Dr7tgr
— 1184 Epik Gol (@heroicismome) May 3, 2022