12 finalistët e Festivalit të Këngës në RTSH

525
Sigal

Pas mbylljes së natës së dytë, juria e Festivalit të Këngës në RTSH ka zgjedhur edhe 12 finalistët për në finalen e 22 dhjetorit. Sigurisht që ka supriza por më të pëlqyerat nga publiku janë në finalen e FiK 58.

Gjatë emisionit “Aperitiv Fest” në RTSH, suedezi Christer Bjorkman, këngëtar dhe producent televiziv, zbuloi emrat e 12 finalistëve të “Festivalit të Këngës”. Në finale mungojnë emra si Renis Gjoka, Wendi Mancaku, Kastro Zizo, Kanita etj.

Këngëtarët që ka përzgjedhur juria për të qenë pjesë e finales janë: Tiri Gjoni, Gena, Albërie Hadërgjonaj, Olta Boka, Robert Berisha, Elvana Gjata, Bojken Lako, Arilena Ara, Sara Bajraktari, Kamela Islamaj, Era Rusi dhe Valon Shehu.