Vrau dy të rinjtë me armën e shërbimit, Gjykata jep masën për gardianin

429
Burg pa afat vendosi gjykata e Fierit për Martin Skendajn, punonjësi i Policisë së Burgut, që vrau dy persona mesditën e së enjtes. I riu ka pranuar autorësinë e ngjarjes edhe para hetuesve, edhe në gjyq.
Sigal

Pas vrasjes së Manol Rapaj dhe Elis Kapaj, 22-vjeçari është marrë në pyetje për orë të tëra nga oficerët e Policisë Gjyqësore në Fier.

Sipas burimeve, i riu Martin Skendaj ka pranuar krimin, ndërsa ka dashur të jepte detaje edhe për arsyen se pse u detyrua që të qëllojë në drejtim të tyre.

Motivi ishte se autori kërkonte nga viktima Rapaj t’i jepte fund lidhjes së dashurisë që kishte me motrën e tij. Për këtë mes familljeve kishte pasur sherr e konflikt prej disa kohësh.

Ndërkohë, mësohet po ashtu se Skendaj kishte kërkuar zgjidhje nga Policia e Fierit për shqetësimin që i krijonte Rapaj edhe tre ditë para krimit, por Policia nuk ka ndaluar asnjë prej të rinjve.