Rritet sasia e parave në treg, nis prodhimi i serive të reja 1 mijë me 10 mijë lekë

358
Sigal

Banka e Shqipërisë ka marrë masa të posaçme në lidhje me situatën e pandemisë së koronavirusit në vend duke rritur sasinë e parasë në qarkullim.

Thuhet se deri më datën 23 prill 2020, paraja në qarkullim është rritur me 6.4 mld lekë krahasuar me muajin mars të këtij viti dhe 9.6 mld lekë krahasuar me fondin e 2019.

Në prill 2020 paraja në qarkullim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 5.7 mld lekë.

Ndërkohë në krahasim me fillimin e vitit është rritur me 9.4 mld lekë.

Banka e Shqipërisë po ndjek me përparësi procedurat për prodhimin e kartmonedhave të serisë me prerjet 1000 dhe 10 mijë lekë, të cilat do të hidhen në qarkullim brenda këtij viti.