Meta apel popullit: Përbuzni politikanët që nuk i referohen Kushtetutës dhe fshihen pas ndërkombëtarëve

378
Sigal

Gjatë intervistës në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Presidenti Meta thotë se duhet t’i kërkohet llogari atyre politikanëve që fshihen pas ndërkombëtarëve.

Ilir Meta: Unë mendoj që populli shqiptar duhet t’i përbuzë ata politikanë që për të justifikuar qëllimet e tyre të pasinqerta në raport me popullin shqiptar, nuk i referohen kushtetutës, por thonë ndërkombëtarët. Ca i kanë thënë ndërkombëtarët? Të tallen me kushtetutën, për ta bërë leckë kushtetutën. Populli shqiptar duhet të kërkojë politikanëve që të kenë të shenjtë kushtetutën. Të mos e ndryshojnë më sic e kanë ndryshuar.  Politikanët tanë nuk i referohen kushtetutës, unë i referohem gjithmonë. Politikanët tanë kur u intereson thonë na kanë thënë ndërkombëtarët. Por çfarë përgjegjësie mbajnë këtë ndërkombëtarë për këto dështime, për këto institucione që nuk funksionojnë.

Sonila Meço: Sa mund ta mbajë në ngërç këtë situatë ky momentun ecurinë e punës për konstituimin e punës së Gjykatës së Lartë.

Ilir Meta: Kjo çështje duhet të ishte zgjidhur 24 orë pas emërimit të parë pas gjyqtarit jo gjyqtar, që i binte zotit Sadushi. Kjo ishte një çështje e zgjidhur.

Sonila Meço: A ka ardhur koha ti kërkohet llogari ndërkombëtarëve?

Ilir Meta: Llogaria u duhet kërkuar politikanëve shqiptarë që fshihen pa ndërkombëtarëve dhe që kur u kërkohet ti referohen kushtetutës thonë na thanë ndërkombëtarët. Populli shqiptar duhet të çlirohen nga kjo psikozë manipuluese që na thanë ndërkombëtarët. Tallen ndërkombëtarët me kushtetutën e tyre?