Grabitësit e Qafë Kasharit dyshohen edhe për grabitjen 3.8 mln eurove tek Stacioni i Trenit

446
Deri më tani janë vënë në pranga 4 nga 6 grabitësit e parave të një banke në Qafë Kashar, ndërsa 2 shtetasit e tjerë M.A. dhe Ç.A. janë shpallur në kërkim nga policia.

Nga dëshmia që i dha policisë Fation Xhyliu, grupi kriminal i grabitëve ishte përgjegjës edhe për vjedhjen e 3.8 milion eurove në 3 dhjetor 2015, po në zonën e Rinasit.

Policia gjithashtu ka filluar të punojë edhe për dokumentimin e grabitjes së një tjetër banke në datën 13 shkurt 2015 të ndodhur tek Stacioni i Trenit në Tiranë.

Njoftimi i policisë së Tiranës
Pas veprimeve intensive hetimore, informacioneve të marra në rrugë operative, provave shkencore të mbledhura nga ekspertët e policisë, u arrit të provohej dhe dokumentohej implikimi i të paktën 6 shtetasve të mëposhtëm në këto 2 ngjarje:

• Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”
• Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake
• Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.
• Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare, (kartmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive).

Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë.

Grupi hetimor vijon me intensitet punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të implikuar në këto ngjarje, por edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale. Gjithashtu, po vijon puna për dokumentimin e grabitjes se ndodhur në datë 13.02.2015, në një bankë të nivelit të dytë pranë stacionit të Trenit.
Sigal